Seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të të fundit. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtësit e Piro Xhixhos munguan pasi ndodheshin në një proces tjetër paralel, ku po mbrojnë Jamarbër Malltezin. Në sallë ishin të pranishme të pandekurat Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, ndërsa gjykimi ndaj tyre zhvillohet me procedurë të shkurtuar. Në këtë seancë pritej të shpalleshin konkluzionet përfundimtare, por për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 15 qershor. Top Channel.

