Thursday, June 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

SPAK sekuestron vilën në pronësi indirekte të Belinda Ballukut; ish-zëvendëskryeministës i shtohen akuza të reja

timoni.al by timoni.al
June 4, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ekskluzive: Këshilli për imunitetin e zv. kryeministres Balluku mblidhet në datën e caktuar.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK vendosi sekuestro preventive mbi një pasuri të dyshuar si produkt i korrupsionit, në pronësi indirekte të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme ka ndjekur hetime ndaj Ballukut, e cila është marrë e pandehur për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe, pas veprimeve të mëtejshme hetimore, dyshohet edhe për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në kuadrin e procedimit penal nr. 136/2025 dhe pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, urdhëroi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi një vilë individuale dykatëshe tip Begonia (Nr. F6) në resortin “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë. Parcela është jo më pak se 300 m2; vila ka sipërfaqe 103 m2 (kati përdhe 54 m2, kati i parë 49 m2), verandë 34 m2 dhe vendparkim brenda parcelës. Referohet kontrata e porosisë nr.1059 rep., nr.650 kol., datë 05.12.2018.

Sipas hetimeve, pasuria e sekuestruar dyshohet se lidhet me përfitim të parregullt që Balluku ka kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet shfaqin përdorim të veprimeve juridike të dyshuara si fiktive për të fshehur origjinën dhe pronësinë reale të pasurisë. Veprimet e hetuara lidhen me procedurën për “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol” me fond limit 88,651,633 lek dhe shtesë kontrate 14,161,814 lek pa TVSH.

Hetimi identifikon përfshirjen e Ballukut në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol, së bashku me Evis Berberin (Shef i Sektorit të Prokurimeve) dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit S.P., E.N. dhe A.M., duke favorizuar shoqërinë fituese “Eurocol” sh.p.k., përmes përcaktimit të kritereve, miratimit të dokumenteve të tenderit dhe ofrimit të parapagimit 50% të kontratës. Përfitimi i parregullt, sipas Prokurorisë, është vlerë 145,000 euro, konkretisht vila F6, me zhvillues “Eurocol” sh.p.k.

Për të fshehur pasurinë janë të përfshirë shtetasit I.T. dhe J.B., si dhe veprime fiktive: kontrata e porosisë nr.1059 rep., nr.650 kol., datë 5.12.2018 midis I.T. dhe P.C., kontrata e qirasë datë 25.5.2022 dhe amendamenti datë 26.4.2024. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive penale. Çdo person konsiderohet i pafajshëm deri sa fajësia të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Previous Post

Balla përplaset me Shehajn: Taulant bashkë me Saliun, ju ka dalë boja; hajdut, gjobaxhi, pa as 30 veta

Next Post

Vrau dhe plagosi një polic, momenti kur autori i masakrës në Maliq mbërrin në Spitalin e Traumës

Next Post
Vrau dhe plagosi një polic, momenti kur autori i masakrës në Maliq mbërrin në Spitalin e Traumës

Vrau dhe plagosi një polic, momenti kur autori i masakrës në Maliq mbërrin në Spitalin e Traumës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al