Pas ngjarjes së rëndë në Lozhan të Maliqit, presidenti Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllimet familjes së efektivit Enea Mekolli, i cili mbeti i vdekur gjatë një operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit. Autorja, Violand Braçellari, ishte e shpallur në kërkim dhe e dënuar në mungesë për afro 10 vite. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me autoren, u plagos edhe efektivi Edison Adri, i cili sipas njoftimeve është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe autori i ngjarjes.
Në reagimin e tij, Begaj shprehu solidaritetin dhe dhimbjen për humbjen e jetës së punonjësit të policisë dhe për plagosjen e kolegut të tij. Ai deklaroi: “Bashkohem thellësisht më dhimbjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!” Në të njëjtën kohë, Begaj i uroi punonjësit të Policisë së Shtetit një shërim të plotë dhe sa më të shpejtë: “I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!”
Presidenti theksoi gjithashtu që Policia e Shtetit nuk do të tërhiqet pas kësaj humbjeje, por do ta kthejë dhembjen në forcë dhe vendosmëri për të luftuar krimin. Në fjalët e tij: “Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë. Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, shkruan presidenti Begaj.
Nga njoftimet dalëse rezulton se operacioni për arrestimin e personit të dënuar në mungesë është përfunduar me shkëmbim zjarri, ku policia pësoi humbje jetë dhe plagosje, ndërsa autori i ngjarjes po ashtu ka marrë plagë. Top Channel

