Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet 21-vjeçari që ndihmoi dy autorët në vendosjen e tritolit në Sarandë; i gjenden armë dhe municion

timoni.al by timoni.al
June 3, 2026
in AKTUALITET
0
Arrestohet 21-vjeçari që ndihmoi dy autorët në vendosjen e tritolit në Sarandë; i gjenden armë dhe municion
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 21-vjeçar u arrestua nga Policia e Sarandës si i dyshuar për përfshirje në atentatin me lëndë plasëse ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur më datë 05.02.2026 në zonën e “Kryqëzimit i Urës së Vrinës” në Sarandë. Rasti hetohet si tentativë për vrasje, ndërsa hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Operacioni policor i koduar “Identifikimi”, i finalizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, çoi në identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të riut, i cili banon në fshatin Shëndëlli. Sipas prokurorisë, për të është nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

21-vjeçari dyshohet të ketë bashkëpunuar me dy persona të tjerë, të shpallur më parë në kërkim, identifikuar në materialet e hetimit si G. T. dhe Xh. B. Sipas hetimeve, këta dy shtetas më datë 05.02.2026 kanë vendosur eksploziv në automjetin që drejtonte shtetasi M. Gj. Policia njofton se hetimet e thelluara dhe intensive kanë qenë të fokusuar në identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të të gjithë të përfshirëve.

Gjatë kontrollit në banesën e të ndaluarit, forcat e rendit sekuestruan si provë materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila mbahej pa leje. Materialet procedurale nga operacioni i koduar “Identifikimi” i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Vijojnë kontrollet dhe kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të përmendur në hetime si bashkëautorë të ngjarjes.

Previous Post

SHBA ashpërson politikën tregtare: tarifa të reja për Kinën, BE-në dhe aleatët e saj

Next Post

Minuta të pakta dhe rënie nga Premier League, Broja objektivi kryesor për sulmin e klubit roman

Next Post
Minuta të pakta dhe rënie nga Premier League, Broja objektivi kryesor për sulmin e klubit roman

Minuta të pakta dhe rënie nga Premier League, Broja objektivi kryesor për sulmin e klubit roman

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al