Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Turi i diplomacisë parlamentare: Peleshi në Estoni, mbështetje anëtarësimit të Shqipërisë në BE, forcim NATO-s dhe bashkëpunim parlamentar

timoni.al by timoni.al
June 2, 2026
in LAJME
0
Turi i diplomacisë parlamentare: Peleshi në Estoni, mbështetje anëtarësimit të Shqipërisë në BE, forcim NATO-s dhe bashkëpunim parlamentar
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, e para e turit të diplomacisë parlamentare në vendet baltike, ku u takua me Presidentin Alar Karis dhe me Kryetarin e Parlamentit estonez, Lauri Hussar. Në të dy takimet u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë, të mbështetura në vlera të përbashkëta demokratike, orientimin euroatlantik dhe angazhimin për paqen, sigurinë dhe unitetin europian. U theksua forcimi i bashkëpunimit brenda kornizave të Bashkimit Europian, NATO-s dhe organizatave shumëpalëshe.

Peleshi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe nënvizoi se Shqipëria po avancon me ritmin më të shpejtë sipas metodologjisë së re të zgjerimit, duke hapur të gjitha grup-kapitujt e negociatave brenda 13 muajsh për shkak të reformave në drejtësi, administratë publike, qeverisje demokratike, ekonomi dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Ai përcaktoi objektivin kombëtar për mbylljen e kapitujve më pak kompleks gjatë vitit 2026, përfundimin e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në 2030. Karis riafirmoi mbështetjen e vendosur të Estonisë për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar zgjerimin e BE-së një investim strategjik për stabilitetin dhe sigurinë e Europës.

Një vend të rëndësishëm zuri transformimi digjital dhe siguria kibernetike, ku Peleshi vlerësoi përvojën e Estonisë si model për harmonizimin e qeverisjes së mirë me efikasitetin dhe integritetin e shërbimeve publike, dhe shprehu interes për zgjerimin e bashkëpunimit në këto fusha. Me Hussar u diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, rritja e shkëmbimeve mes komisioneve, administratave të kuvendeve dhe grupeve të miqësisë, si dhe rëndësia e diplomacisë parlamentare për afrimin e dy vendeve dhe mbështetjen e proceseve reformuese.

Palët diskutuan zhvillimet e sigurisë në Europë, mbështetjen për Ukrainën dhe riafirmuan qëndrimin për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Peleshi njoftoi se Shqipëria do të bashkëorganizojë në qershor, së bashku me Ministrinë e Jashtme të Ukrainës, Takimin Ministror “Ukraina – Europa Juglindore”. U riafirmua vizioni për kohezionin e NATO-s, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor; u vlerësua edhe kontributi i Shqipërisë në NATO dhe praninë e forcave shqiptare në rajonin baltik. Diskutimet përfshinë gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë, kulturë, turizëm dhe diplomaci të butë. Peleshi u takua gjithashtu me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE-së, Peeter Tali, ku bisedimet u përqendruan te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe perspektiva e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Kuvendit ishte shoqëruar nga deputetët Ilirjan Pendavinji, Onid Bejleri, Besart Xhaferi dhe Klodiana Capja.

Previous Post

Rikonstruksioni i Spitalit të Traumës, ministrja Sala: Shërbimi vijon pa ndërprerje; stafi punon me dy turne

Next Post

I shoqëruar nga policia e burgut, Meta takohet me familjarët pas ceremonisë mortore dhe niset drejt qelisë

Next Post
I shoqëruar nga policia e burgut, Meta takohet me familjarët pas ceremonisë mortore dhe niset drejt qelisë

I shoqëruar nga policia e burgut, Meta takohet me familjarët pas ceremonisë mortore dhe niset drejt qelisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al