Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi lirime dhe emërime në përfaqësimet diplomatike të Shqipërisë në disa vende dhe organizata ndërkombëtare, duke sjellë ndryshime në përfaqësitë në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.
Nga detyra u liruan:
– Znj. Donika Hoxha, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Bosnjë e Hercegovinë, jo rezident; ajo u lirua vetëm nga detyra e ambasadores në Bosnjë e Hercegovinë, jo rezident.
– Z. Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.
– Znj. Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë, rezident.
Në të njëjtat dekrete u bënë emërimet e mëposhtme:
– Z. Piro Koçi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, rezident.
– Z. Florian Nova, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident; si dhe si ambasador jo rezident në Republikën Arabe të Sirisë, Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit.
– Znj. Elvira Isufi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Mbretërinë e Suedisë, rezident; dhe si ambasadore jo rezidente në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë.
– Z. Dastid Koreshi, emëruar në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
– Z. Ermal Muça, emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Japoni, rezident; dhe si ambasador jo rezident në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit, Malajzi dhe Republikën e Koresë.
Njoftimi i dekreteve u bë nga Presidenca.

