Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ibrahim Konate i thotë lamtumirë Liverpoolit: Koha për një sfidë të re

timoni.al by timoni.al
May 31, 2026
in LAJME
0
Ibrahim Konate i thotë lamtumirë Liverpoolit: Koha për një sfidë të re
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ibrahima Konate ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Liverpool, e cila skadon më 30 qershor, dhe do të kërkojë një sfidë të re në karrierë. Mbrojtësi francez, 27 vjeç, është kërkuar nga klube evropiane të mëdha, përfshirë Bayernin e Mynihut dhe Chelsean. Lajmin e bëri zyrtar duke përshëndetur klubin përmes një letre të gjatë dhe një videoje të publikuara në rrjetet sociale.

Në letrën e tij Konate rikujtoi se erdhi te Liverpooli pesë vjet më parë si një futbollist i ri me ëndrra të mëdha dhe se largohet me kujtime që do ta shoqërojnë për pjesën e mbetur të jetës së tij. Ai e përshkroi si nder përfaqësimin e kësaj skuadre dhe u ndal te momentet e ndara me klubin: uljet dhe ngritjet, trofetë, sfidat dhe miqësitë që, sipas tij, do të zgjasin përgjithmonë. Konate përmendi edhe periudha të vështira, duke veçuar humbjen e “vëllait tonë Diogo” dhe vdekjen e babait të tij këtë vit, ngjarje që e konsideroi ndër më të vështirat në jetën e tij. Megjithatë, ai theksoi se në këto momente impenjimi i tij ndaj klubit nuk ndryshoi dhe se dha gjithçka për stemen në momentet më të ashpra.

Konate shprehu falënderime për shokët e skuadrës, trajnerët, stafin dhe të gjithë ata që punojnë pas skenave për ndihmën në rritjen e tij si lojtar. Ai u drejtua edhe te tifozët, të cilëve u dha falënderime për dashurinë, energjinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë gjatë periudhës te Liverpool.

Në letër ai shprehu keqardhje që nuk pati mundësinë t’u thoshte lamtumirë të gjithëve në ndeshjen e fundit, duke pranuar se nuk e dinte se do të ishte hera e fundit që do të vishte fanelën e klubit para tifozëve. Konate përfundoi duke thënë se kjo nuk është një lamtumirë e lehtë, por se ka ardhur koha për një kapitull dhe sfidë të re, dhe shprehu shpresën për t’u takuar përsëri me klubin dhe tifozët. Publikimi i letrës shoqërohej edhe me një video prekëse në rrjetet sociale. Top Channel transmetoi lajmin.

Previous Post

Çmenduri në Londër: 1.5 milionë tifozë në paradën historike të Arsenalit

Next Post

Irani rihap bazat nëntokësore të raketave, ekspertët: Janë përgatitur për konflikt me SHBA-në dhe Izraelin 20 vjet

Next Post
Irani rihap bazat nëntokësore të raketave, ekspertët: Janë përgatitur për konflikt me SHBA-në dhe Izraelin 20 vjet

Irani rihap bazat nëntokësore të raketave, ekspertët: Janë përgatitur për konflikt me SHBA-në dhe Izraelin 20 vjet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al