Partia Demokratike shpalli sot listën e plotë të emrave fitues në zgjedhjet e mbajtura dje për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Ndërsa Sali Berisha premtoi ripërtëritje të strukturave, në listën e shpallur vërehet se një pjesë e konsiderueshme e emrave janë ish-drejtorë, ish-zëvendësministra dhe ish-deputetë të PD, duke u rikthyer kështu emra të njohur brenda strukturave.
Konkretisht, fituesit e renditur nga Partia Demokratike janë:
Adriana Gjonaj, ish zv.ministre dhe ish-deputete;
Agroj Kuliçaj, ish zv.drejtor i policisë;
Andia Ulliri, ish-deputete;
Andrea Mano, ish-deputet dhe ish-prefekt i Korçës;
Arben Ibroja, ish-drejtor i OSHEE;
Ardian Turku, ish-deputet;
Asllan Dogjani, ish-deputet;
Aurel Bylykbashi, ish-deputet;
Avenir Peka, ish zv.ministër;
Bedri Hoxha, ish-deputet;
Çlirim Gjata, ish-deputet dhe ish-kryetar i KQZ;
Dashnor Aliko, ish-kryetar i komunës Lazarat;
Edit Harxhi, ish zv.ministre e Jashtme;
Eleina Qirici, ish-deputete;
Gjok Vuksani, ish-deputet;
Ines Nurja, ish-drejtoreshë e INSTAT;
Kastriot Sulka, ish zv.ministër i Punës;
Lorenc Luka, ish-deputet dhe ish-kryebashkiak i Shkodrës.
Lista tregon një dominim të figurave me përvojë të mëparshme administrative dhe politike brenda strukturave të partisë. Emrat e shpallur përfshijnë zyrtarë që kanë mbajtur poste ekzekutive në institucione shtetërore dhe poste drejtuese brenda partisë, si dhe ish-përfaqësues të zgjedhur publikë. Shpallja e rezultateve erdhi pas procesit zgjedhor të zhvilluar dje për anëtarë të Këshillit Kombëtar, dhe përbën formimin e mandatit të ri të kësaj instance brenda Partisë Demokratike.

