Thursday, May 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Vjosa Osmani nis fushatën e LDK-së, thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te ‘Rugovizmi’

timoni.al by timoni.al
May 28, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Vjosa Osmani nis fushatën e LDK-së, thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te ‘Rugovizmi’
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja presidenciale e LDK-së, Vjosa Osmani, hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit me një fjalim që ngjalli simbolikë shtetformuese, emocione politike dhe thirrje për bashkim kombëtar. Para mijëra mbështetësve në Prishtinë dhe ndjekësve në gjithë Kosovën dhe diasporë, ajo e ndërtoi mesazhin kryesor rreth një fjalie: “Bashkohuni”. “Kjo nuk është thirrje për një parti. Është thirrje për Kosovën”, tha Osmani duke u përballur me brohorima nga turma.

Në një fjalim të drejtëpërdrejtë politik, ajo kritika kulturën e konfliktit dhe polarizimin, që sipas saj ka lodhur qytetarët dhe ka izoluar vendin. “Politika që nxit urrejtje, përçarje dhe frikë duhet t’i takojë së kaluarës”, deklaroi Osmani, dhe paralajmëroi se zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm garë mes partive, por “zgjedhje mes dy vizioneve për shtetin”.

Osmani vendosi veten si vijimtarja e trashëgimisë politike të Ibrahim Rugovës, duke paraqitur Rugovizmin jo si nostalgji, por si një projekt politik për të ardhmen: “Rugovizmi nuk është relikt i së kaluarës. Është ideja më moderne që ka njohur politika shqiptare”. Ajo e lidhur më tej perspektivën strategjike të Kosovës me aleancën me Shtetet e Bashkuara dhe integrimin euroatlantik, duke e cilësuar këtë orientim si “përcaktim historik të Republikës”.

Në fjalimin e saj, Osmani premtoi se Kosova nën drejtimin e saj do të bëhet “shtet i institucioneve dhe jo shtet i një njeriu”. Në sallë dominuan flamujt e Kosovës dhe të SHBA-së, dhe turma u reagoi me ovacione, veçanërisht kur ajo foli për diasporën, të rinjtë dhe familjet që përballen me emigrimin. “Më shumë po ëndërrohet aeroporti sesa e ardhmja në Kosovë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha ajo, duke nxjerrë në pah shqetësimet për largimin e të rinjve.

Fjalimi u mbyll me një apel emocional për rikthim te LDK-ja si “shtëpia politike e shtetformimit”, duke e paraqitur partinë si alternativë ndaj politikës së përçarjes dhe si rrugë drejt unitetit dhe orientimit euroatlantik të vendit. Top Channel.

Previous Post

Bashkimi Evropian gjobit kompaninë Temu me 200 milionë euro për lejimin e shitjes së produkteve të rrezikshme

Next Post

Irani dhe SHBA arrijnë marrëveshjen për hapjen e Hormuzit dhe armëpushim 60 ditë, pritet vetëm miratimi i Trump

Next Post
Irani dhe SHBA arrijnë marrëveshjen për hapjen e Hormuzit dhe armëpushim 60 ditë, pritet vetëm miratimi i Trump

Irani dhe SHBA arrijnë marrëveshjen për hapjen e Hormuzit dhe armëpushim 60 ditë, pritet vetëm miratimi i Trump

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al