Thursday, May 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Aksident me vdekje në Fier: automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 37-vjeçari

timoni.al by timoni.al
May 28, 2026
in Lajmi Fundit
0
Aksident me vdekje në Fier: automjeti doli nga rruga, përfundoi në kanal dhe vdiq i riu
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u regjistrua mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, Gledis Çala, 37 vjeç.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për nxjerrjen e trupit, pasi automjeti tip “Renault Megane” kishte pësuar dëmtime të shumta. Sipas njoftimeve, dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë dhe është pikasur më vonë nga kalimtarë të rastit.

Njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen bën të ditur se në aksin rrugor “Fier–Darëzezë” shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit jashtë karrexhatës, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të aksidentit, si dhe të kohës së ndodhjes së tij.

Informacionet e publikuara janë paraprake dhe autoritetet policore vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e ngjarjes. Top Channel.

Previous Post

Kukësi fiton ndaj Butrintit në ndeshjen shtesë të play-out dhe ruan vendin në Kategorinë e Parë

Next Post

Lejuan ndërtimin e tre kateve pa leje në hotel; efektivët arrestuar mbahen në qeli, pronari ende në burg

Next Post
Lejuan ndërtimin e tre kateve pa leje në hotel; efektivët arrestuar mbahen në qeli, pronari ende në burg

Lejuan ndërtimin e tre kateve pa leje në hotel; efektivët arrestuar mbahen në qeli, pronari ende në burg

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al