Thursday, May 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Manjati rus i Bumble nxjerr në shitje Shpellën e Batmanit, rezidenca luksoze vlen 30 milionë paund

timoni.al by timoni.al
May 28, 2026
in KRYESORE
0
Manjati rus i Bumble nxjerr në shitje Shpellën e Batmanit, rezidenca luksoze vlen 30 milionë paund
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një biznesmen rus i teknologjisë ka tërhequr vëmendjen në Britani pas transformimit të bodrumit të rezidencës së tij luksoze në Hampstead në një “Shpellë Batmani”, të frymëzuar nga baza sekrete e superheroit, përpara se ta nxirrte pronën në shitje për afro 30 milionë paund. Bëhet fjalë për Sergei Frolovitchev, i cili zhvilloi pasurinë duke kontribuar në aplikacionet Bumble dhe Badoo; kompania mëmë u blua nga Blackstone për rreth 3 miliardë dollarë në 2019.

Frolovitchev bleu rezidencën për 13.35 milionë paund dhe investoi rreth 15 milionë paund të tjera për të transformuar plotësisht pronën. Projekti, që zgjati pesë vite, u frymëzua kryesisht nga filmi The Dark Knight. Në bodrumin gjigant është krijuar një hapësirë futuriste që imiton “Batcave”, me një hyrje të fshehtë dhe dysheme druri të lëvizshme që zbulon shkallët drejt bodrumit, korridore me vitrina ekspozimi dhe një punishte moderne me estetikë filmike.

Rezidenca përfshin gjithashtu një pishinë të teknologjisë së lartë që mund të ngrihet nga dyshemeja ose të mbulohet për t’u kthyer në pistë vallëzimi, si dhe një sistem parkimi me shumë nivele për makinat. Ndërtesa ka gjashtë dhoma pritjeje, një holl me lartësi të trefishtë, një zyrë, spa, hamam, sauna, dhomë mediash dhe gjashtë dhoma gjumi me banjo private. Dhoma kryesore zë të gjithë gjerësinë e ndërtesës dhe disponon dy tarraca private.

Në total prona ofron mbi 1,350 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe rreth 736 metra katrorë tarraca të jashtme. Megjithatë, shtëpia nuk është përfunduar ende plotësisht: janë instaluar sistemet elektrike, hidraulike, ngrohja gjeotermale dhe teknologjia moderne e ventilimit, por pronari i ri duhet të investojë edhe 5 deri në 7 milionë paund për të finalizuar projektin.

Sipas agjencisë imobiliare Draper London, prona është “e përgatitur për të ardhmen” dhe mund të arrijë vlerën mbi 40 milionë paund sapo të përfundojë. Frolovitchev jeton prej vitesh në Itali me familjen e tij dhe nuk planifikon rikthimin në Britani; ai kishte ardhur në Londër në 2005 së bashku me miliarderin rus Andrey Andreev, partner në kompaninë MagicLab. Agjentët e pasurive të paluajtshme e kanë përshkruar projektin si “një mundësi që vjen vetëm një herë në një brez” për të krijuar një nga rezidencat më të jashtëzakonshme në veri të Londrës.

Previous Post

Trump kërcënon Omanin për Hormuzin: Ose sillet si të tjerët, ose e godasim; Teherani reagon: Deklarata të rrezikshme

Next Post

Pacolli fiton për bllokimin e Aeroportit të Vlorës, 2A Group: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt

Next Post
Pacolli fiton për bllokimin e Aeroportit të Vlorës, 2A Group: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt

Pacolli fiton për bllokimin e Aeroportit të Vlorës, 2A Group: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al