Thursday, May 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Kaos në funeralin e bashkëshortes së Luciano Moggi: një person godet me grusht priftin që drejtonte ceremoninë mortore

timoni.al by timoni.al
May 28, 2026
in LAJME
0
Kaos në funeralin e bashkëshortes së Luciano Moggi: një person godet me grusht priftin që drejtonte ceremoninë mortore
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona u plagosën dhe një burrë u ndalua nga karabinierët pas një incidenti të mërkurën në Monticiano, në provincën e Sienës, pak para funeralit të Giovanna Regolit, bashkëshortes së ish-drejtuesit të futbollit italian Luciano Moggi. Sipas mediave italiane, autori, i cili përmendet si shtetas i huaj, humbi kontrollin dhe sulmoi së pari don Paolo Casagrande, priftin që do të drejtonte ceremoninë pas funeralit.

Më pas i njëjti person ka goditur edhe komandantin e stacionit lokal të karabinierëve dhe një qytetar tjetër që ndërhyri për ta neutralizuar. Autori fillimisht arriti të largohej duke përfituar nga rrëmuja dhe numri i madh i të pranishmëve, por më vonë u identifikua dhe u shoqërua në komisariat nga karabinierët.

Tre të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan për trajtim në spitalin “Santa Maria alle Scotte” në Siena. Për shkak të incidentit, ceremonia mortore u drejtua më tej nga don Virgil Farcas Gherghina, prifti i Arcidossos.

Kryebashkiaku i Monticianos, Alessio Serragli, reagoi lidhur me ngjarjen, duke thënë se episode të tilla trondisin një komunitet të vogël si ai i tyre dhe duke shprehur solidaritet ndaj personave të sulmuar.

Previous Post

WSJ: Shqyrtohet krijimi i strukture veçantë komande; NATO mund të dislokojë 60 mijë trupa në kufi me Rusinë

Next Post

Tensione te Territorialja: Mazniku i merr mikrofonin Boçit; bashkëkryetari: Mos e ngri zërin, le mazhoranca të flasë

Next Post
Tensione te Territorialja: Mazniku i merr mikrofonin Boçit; bashkëkryetari: Mos e ngri zërin, le mazhoranca të flasë

Tensione te Territorialja: Mazniku i merr mikrofonin Boçit; bashkëkryetari: Mos e ngri zërin, le mazhoranca të flasë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al