Trajneri italian Rolando Maran komentoi ndryshimet në Kombëtaren shqiptare, duke theksuar se ekziston një bazë lojtarësh, por se ndryshimet do të jenë graduale dhe në dobi të ekipit kuqezi. Ai tha se qëllimi është “të kemi një mbrojtje me 4 lojtarë dhe të kemi tre lojtarë më shumë ofensivë”, por paralajmëroi se nuk do t’i paraprijë zgjedhjeve, pasi në raste të caktuara mund të bëjë edhe blof. Maran theksoi nevojën për të parë lojtarët në stërvitje përpara se të vendosë për modulët dhe shtoi se nuk është e drejtë të përmenden emra konkretë, sepse të gjithë duhet të kenë mundësinë e qasjes te Kombëtarja.
Për Jasir Asanin, trajneri sqaroi se ai nuk është pjesë e listës për shkak se “nuk po luan”; kampionati është ndaluar dhe Asani ka kohë pa aktivitete konkurruese, prandaj do të ishte e vështirë për të të vinte në këto ndeshje. Sa u përket lojtarëve të tjerë të thirrur, Maran tha se ndoshta “nuk do të ketë minuta për të gjithë”, por se do t’i vëzhgojë gjatë stërvitjeve.
Maran vlerësoi materialin njerëzor të ekipit, duke thënë se “me aq sa kam parë, do të ketë një material të mirë bruto me të cilin do të punojmë”. Për përshtypjen e parë të punës ai u shpreh se nuk mendon se ka një moment më të përshtatshëm për të qenë i lumtur me këtë detyrë, por shfaqi dëshirën e madhe për të arritur edhe objektiva të vegjël: “Kam një dëshirë shumë të madhe për të arritur qoftë edhe ato objektiva të vegjël”.
Maran gjithashtu përmendi se ekziston një bazo lojtarësh që kanë performuar mirë edhe nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, dhe se ndryshimet duhet të jenë graduale. Si shembull ai citon kapitenin Gjimshitin, duke thënë se është “një bllok që mund të ketë ndryshime dhe ndryshimet të jenë në favor të Kombëtares”.

