Thursday, May 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Çmimet ulin konsumin e naftës dhe importet; në prill u zhdoganuan 8.7 mijë ton, rritet konsumi i cigareve

timoni.al by timoni.al
May 27, 2026
in Lajmi Fundit
0
Çmimet ulin konsumin e naftës dhe importet; në prill u zhdoganuan 8.7 mijë ton, rritet konsumi i cigareve
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe luhatjet në bursat ndërkombëtare mbajnë të larta çmimet e hidrokarbureve, efektet në xhepat e qytetarëve shqiptarë po shfaqen çdo ditë më të qarta. Çmimet e larta kanë bërë që shumë drejtues mjetesh të kufizojnë lëvizjet, ndërsa importet dhe zhdoganimi i naftës dhe karburanteve kanë shënuar rënie për herë të parë pas një periudhe të gjatë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë muajit prill u zhdoganuan 52 mijë ton karburante, krahasuar me 60.7 mijë ton në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shënuar si rreth 8.7 mijë ton më pak konsum krahasuar me prillin e 2025-ës.

Jo vetëm prilli; gjatë katërmujorit janar-prill u importuan 207.7 mijë ton karburante, afro 11.7 mijë ton më pak se një vit më parë. Në të njëjtën kohë, çmimet e karburanteve në Shqipëri arritën kulmin deri në 224 lekë për litër, një nivel që ka nxitur edhe vendime për reduktim të taksës së akcizës. Këto zhvillime kanë nxitur ndryshime në sjelljet e konsumatorëve: përdorimi i makinave duket në rënie, ndërsa disa shpenzime të tjera nuk janë ulur.

Teksa konsumimi i naftës po bie, importet e disa produkteve të akcizës shfaqin trend të kundërt. Në muajin prill u importuan 264 ton cigare, që përbën rritje me 31 ton krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritje është vënë re edhe te importet e birrës dhe të kafesë. Pra, ndërsa familjet shqiptare duket se reduktojnë lëvizjet dhe konsumimin e karburanteve si pasojë e çmimeve të larta, importet e disa produkteve të tilla si duhani dhe pije të caktuara vazhdojnë të rriten.

Previous Post

PD do të jetë partia e seksionit, Berisha mbledh Kryesinë: Lëmë mënjanë inercinë dhe apatinë, shfrytëzojmë potencialet tona

Next Post

Erling Haaland i hap zemrën Guardiolës: Bëre që madhështia të ndihet normale

Next Post
Erling Haaland i hap zemrën Guardiolës: Bëre që madhështia të ndihet normale

Erling Haaland i hap zemrën Guardiolës: Bëre që madhështia të ndihet normale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al