Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Aksion ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK njofton zyrtarisht: 15 masa sigurie, 11 anëtarë shqiptarë

timoni.al by timoni.al
May 26, 2026
in LAJME
0
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (DDA) zhvilluan një operacion të përbashkët kundër një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në pastrim parash, vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge. Operacioni u realizua nga Skuadra e Përbashkët Hetimore me mbështetjen e Eurojust, duke nisur nga indiciet e hetimeve për vrasjen e parukierit italian 26-vjeçar Francesco Diviesti, i vrarë më 25 Prill 2025 në Canosa di Puglia. SPAK njoftoi se hetimet kanë zbuluar një organizatë kriminale të drejtuar nga Igli Kamberi, e përfshirë në pastrim parash nga Italia në Shqipëri dhe në trafik droge.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lëshoi 10 masa sigurie, ndërsa autoritetet italiane 5 të tjera, në total ndaj 15 personash—11 shtetas shqiptarë dhe 4 italianë. Ndër të ndaluarit ka katër gra, disa prej të cilave nën masë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje. Masa ekzekutoheshin në Tiranë, Vlorë, Fier, Romë, Barletta, Agnani dhe Madrid, si dhe në burgun e Romës e vende të tjera sipas urdhrave ndërkombëtarë.

Veprat penale të ndjekura përfshijnë: vrasje me paramendim me metoda mafioze, tentativë zhvatjeje, posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve, favorizim personal, shkelje të masave parandaluese personale dhe pastrim ndërkombëtar i produkteve të veprës penale nga Italia në Shqipëri. GJKKO konfirmoi provat për tre persona si ekzekutorë material të Diviestit: një shqiptar dhe dy italianë nga Barletta, ndër të cilët një burrë dhe një grua që ndihmuan në fshehjen e gjurmëve duke mos e raportuar krimin.

Hetimet rikonstruktuan se Diviesti u qëllua pesë herë në një zonë të izoluar në Murgia të sipërme dhe më pas trupit i vuaj flaka me goma për ta djegur; kufoma u lokalizua brenda katër ditësh. Një shtetas shqiptar i lidhur me rastin u arrestua më 25 Qershor në qytetin Roshe të Hungarisë për posedim të 24 kg kokainë; familjarëve të tij iu sekuestruan mbi 412,000 euro. GJKKO caktoi gjithashtu sekuestron preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 680,595 euro, të sekuestruara më 14 Nëntor 2024 në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit pas informacionit nga DIA Bari.

Operacioni është pjesë e një projekti hetimor multivjeçar SPAK–DDA (2018–2025) kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, ku janë vendosur 170 masa sigurie, janë sekuestruar pasuri me vlerë milionash dhe mbi 7 tonë drogë; në shkallë të ndryshme janë vendosur dënime deri në 20 vjet. Procedimi vazhdon në fazën e hetimeve paraprake. SPAK falënderon Policinë e Shtetit për ekzekutimin e masave në Shqipëri.

Previous Post

Do t’i japim një goditje shkatërruese — Izraeli i kundërpërgjigjet Hezbollahut, nis një valë të re sulmesh në Liban

Next Post

Makina shkrumbohet në Fier, dyshohet se shkak ishte një shkëndijë elektrike

Next Post
Makina shkrumbohet në Fier, dyshohet se shkak ishte një shkëndijë elektrike

Makina shkrumbohet në Fier, dyshohet se shkak ishte një shkëndijë elektrike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al