Monday, May 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ministri Nufi në takim me homologun grek Dendias: Vazhdon dialogu i ngushtë për mbrojtje dhe siguri

timoni.al by timoni.al
May 25, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Ministri Nufi në takim me homologun grek Dendias: Vazhdon dialogu i ngushtë për mbrojtje dhe siguri
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, mikpriti homologun e tij, Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, para takimit të këtij të fundit me kryeministrin Rama në Kryeministri. Në fokus të kësaj vizite zyrtare ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Nufi vlerësoi mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe theksoi promovimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, me veçori tek Ballkani Perëndimor, që sipas tij mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve. Ai nënvizoi se objektivi kryesor i Shqipërisë në rajon është avancimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, duke përmendur pjesëmarrjen e personelit shqiptar në misionet ndërkombëtare: EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë dhe KFOR në Kosovë.

Ministri gjithashtu theksoi koordinimin e shkëlqyer midis forcave detare shqiptare dhe atyre greke përmes misioneve në Detin Egje dhe Mesdhe, duke përfshirë Operacionin “Sea Guardian” të NATO-s. Ai deklaroi se Shqipëria po ndërmerr përpjekje për forcimin dhe modernizimin e flotës së saj detare, një proces që pritet të rrisë sigurinë detare dhe praninë e Aleatëve në rajonin Adriatiko-Jonian.

Përveç aspektit operativ, Nufi vuri në dukje edhe ndërveprimin e fortë ndërmjet personelit ushtarak të dy vendeve përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës. Ai theksoi rëndësinë e ri-vitalizimit të protokollit teknik mbi bashkëpunimin ushtarak mjekësor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, duke propozuar rikthimin e këtij kuadri sidomos në fushat e kujdesit shëndetësor të specializuar, trajnimit mjekësor dhe shkëmbimeve profesionale, në frymën e përfitimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik.

Previous Post

Zyrtare: Maurizio Sarri, trajneri i ri i Atalantës

Next Post

Moska kryen sulme masive mbi Kiev, objektiv komplekset ushtarako-industriale që prodhojnë dronë me ndihmën e NATO-s

Next Post
Moska kryen sulme masive mbi Kiev, objektiv komplekset ushtarako-industriale që prodhojnë dronë me ndihmën e NATO-s

Moska kryen sulme masive mbi Kiev, objektiv komplekset ushtarako-industriale që prodhojnë dronë me ndihmën e NATO-s

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al