Edicioni i dytë i Zamna në Shqipëri shndërroi për herë të parë Pallatin e Kongreseve në një hapësirë të dedikuar muzikës elektronike, duke sjellë një nga eventet më të komentuar të sezonit. Festivali, i lindur në Tulum të Meksikës dhe tashmë i pranishëm në qytete si Ibiza, Amsterdam dhe Madrid, u rikthye në Tiranë më 16 maj me një line-up ndërkombëtar dhe një atmosferë që tërhoqi mijëra pjesëmarrës. Pavarësisht motit të keq që detyroi organizatorët të ndryshonin vendin në momentet e fundit, vendimi për t’u zhvendosur në Pallatin e Kongreseve u konsiderua surpriza kryesore e mbrëmjes.
Rreth 5–6 mijë veta morën pjesë në ngjarje, duke kthyer sallën ikonike të kryeqytetit në një skenë ravesh të mbushur me drita dhe vizualë, ku performancat vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Programi artistik nisi me Argia, DJ dhe producente rezidente në Watergate Berlin dhe fabric London. Më pas erdhi Øostil me setin e tij karakteristik melodic techno, ndërsa Miss Monique, një nga emrat më të njohur të skenës elektronike globale, solli energjinë për të cilën njihet në platforma si YouTube dhe DJ Mag Top 100. Kulmi i natës u shënua me performancën e ARTBAT, duoja ukrainase e pranishme në festivalet ndërkombëtare më prestigjioze, nga Coachella te Tomorrowland.
Pjesë e eventit ishte edhe IQOS, partner global i Zamna, i cili kishte ndërtuar një zonë të dedikuar për duhanpirësit dhe përdoruesit e rritur. Hapësira ofroi aktivizime dhe lojëra si Jenga, ring game dhe buzzwire challenge, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të fitonin merchandise të personalizuara. Zona e IQOS u shndërrua në një nga pikat më të frekuentuara të eventit, duke krijuar një atmosferë sociale dhe interaktive gjatë gjithë natës.
Edicioni i dytë i Zamna konfirmoi rritjen e interesit të publikut shqiptar për evente të muzikës elektronike dhe tregoi se Tirana ka potencialin për të pritur produksione të kësaj përmase. Pallati i Kongreseve, i cili ka mikpritur shumë skena gjatë viteve, shënoi më 16 maj një nga netët më të pazakonta të tij.

