Pas mbylljes së procesit të votimit me një orë vonesë, për shkak të shtyrjes së paralajmëruar, ka nisur menjëherë numërimi i votave në degët e PD, ku sot kanë votuar për kreun e demokratëve, i vetmi në listë Sali Berisha. Procesi i numërimit është mbyllur në degët e listuara më poshtë.
Dega Sarandë kishte 870 votues të regjistruar në listë. Nga ata, votuan 229 persona, që përbëjnë 26% të të regjistruarve. Nga votat e dhëna, 181 ishin pro, 3 abstenime, 40 kundër dhe 5 fletëvotime të pavlefshme.
Dega Gjirokastër kishte 1,890 votues të regjistruar në listë. Në këtë degë votuan 291 persona, që përbëjnë 15% të të regjistruarve. Sipas rezultateve të numërimit, 270 vota ishin pro, 5 abstenime, 11 kundër dhe 5 fletëvotime të pavlefshme.
Numërimi u zhvillua menjëherë pas mbylljes së votimit në degët e përmendura, dhe shifrat e përmendura lidhen me votimin për kreun e partisë, ku i vetmi kandidat në fletëvotim ishte Sali Berisha.
Top Channel

