Saturday, May 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Policia kap në Kavajë dhe Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar në 24 orë

timoni.al by timoni.al
May 23, 2026
in KRYESORE
0
Policia kap në Kavajë dhe Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar në 24 orë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet partnere europiane. Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar dy operacione të koduara, që çuan në arrestimin e dy shtetasve të kërkuar nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Policisë, brenda 24 orëve u finalizuan operacionet “Operacionalja 94” dhe “The Wanted”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 94”, lokalizuan dhe kapën në Kavajë shtetasin Saimir Dakoli, 48 vjeç, banues në Kavajë. Gjykata e Apelit e Venecias/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim; nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në Durrës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, lokalizoi dhe arrestoi në lagjen nr. 1 shtetasin Elton Stafa, 47 vjeç, banues në Shijak, i njohur edhe me aliaset Elton Zani, Seit Stafa, Sadik Dervishi, Vladi Ymeri dhe Hasan Ymeri. Gjykata e Apelit në Milano/Itali e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burgim për vepra të parashikuara nga legjislacioni penal italian: “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës për finalizimin e procedurave për ekstradimin e dy shtetasve të kapur.

Top Channel

Previous Post

Ku fshihet Putini: izolimi, frika nga atentati dhe misteri i vendndodhjes së tij

Next Post

Elkann konfirmon Spallettin te Juventus; trajneri kërkon 5 përforcime, nga Alisson te një sulmues

Next Post
Elkann konfirmon Spallettin te Juventus; trajneri kërkon 5 përforcime, nga Alisson te një sulmues

Elkann konfirmon Spallettin te Juventus; trajneri kërkon 5 përforcime, nga Alisson te një sulmues

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al