Thursday, May 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„TĂ« dĂ«shpĂ«ruar nga humbja e projekteve nĂ« RTSH, “hajdutĂ«t” nisin sulmet dhe shpifjet

Editor by Editor
May 20, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
đŸ’„TĂ« dĂ«shpĂ«ruar nga humbja e projekteve nĂ« RTSH, “hajdutĂ«t” nisin sulmet dhe shpifjet
0
SHARES
449
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot nĂ« rrjetet sociale u pĂ«rhap njĂ« lajm i rremĂ« se Drejtoresha e PĂ«rgjithshme e RTSH-sĂ« do tĂ« emĂ«rohej ambasadore nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar. NjĂ« tjetĂ«r “fake news” i fabrikuar nga persona qĂ«, pĂ«r vite me radhĂ«, pĂ«rfituan dhe abuzuan me çdo projekt tĂ« mundshĂ«m nĂ« RTSH, duke u shfaqur njĂ«kohĂ«sisht si moderatorĂ«, kameramanĂ«, regjisorĂ« dhe producentĂ«.

Fenomeni “Kozeta” dhe fantazitĂ« e saj tashmĂ« e kanĂ« kaluar Adriatikun. E njĂ«jta personazh, e cila dikur u pĂ«rfol pĂ«r vjedhje nĂ« supermarkete nĂ« Itali, sot pĂ«rpiqet tĂ« japĂ« leksione morali dhe gazetarie. E pĂ«rkĂ«dhelura e Alfred PezĂ«s, i cili projektet i ndante me mesazhe WhatsApp, vazhdon zakonin e vjetĂ«r: shpifjen dhe pĂ«rpjekjen pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar diçka pa u vĂ«nĂ« re.

Por nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ajo. NjĂ« koment “epik” erdhi edhe nga Milena Selimi, e cila sot flet pĂ«r moral dhe “shtyllĂ« kurrizore”. Por kush Ă«shtĂ« Milena Selimi? Si ish-anĂ«tare e KĂ«shillit Drejtues tĂ« RTSH-sĂ«, ajo ndodhej nĂ« konflikt tĂ« hapur interesi, pasi vajza e saj ishte pĂ«rfituese e projektit “Millennials”. Pra, ndĂ«rsa Milena Selimi votonte dhe vendoste pĂ«r RTSH-nĂ«, familja e saj pĂ«rfitonte drejtpĂ«rdrejt fonde publike.

Gjatë kohës së drejtimit të Alfred Pezës, Milena Selimi nuk kundërshtoi asnjëherë shkarkimet masive, dëmet financiare dhe abuzimet që, sipas kritikëve, shoqëruan atë periudhë. Përkundrazi, vazhdoi pazaret e saj në heshtje.

Milena Selimi nuk mund të japë leksione morali, sepse votoi në një situatë të papajtueshme me interesin publik, duke favorizuar përfitimin e vajzës së saj. Koha e qokave, e pazareve dhe e projekteve të ndara në WhatsApp ka marrë fund.

78 projekte dhe miliona lekë dëme financiare të shkaktuara nga drejtuesit e mëparshëm vazhdojnë të rëndojnë mbi RTSH-në dhe mbi taksapaguesit shqiptarë.

NdĂ«rkohĂ«, Prokuroria e TiranĂ«s ka nisur verifikimet dhe ka dĂ«rguar kĂ«rkesa zyrtare pĂ«r dokumentacion mbi kĂ«to raste. Letrat e mbĂ«rritura sĂ« fundmi nĂ« RTSH pritet t’i japin fund shumĂ« shpejt njĂ« kalvari tĂ« gjatĂ« vjedhjesh dhe abuzimesh me fondet publike, tĂ« kryera nga ish-drejtues tĂ« RTSH-sĂ« dhe nga pĂ«rfitues tĂ« projekteve fiktive me vlera prej miliona lekĂ«sh.

Shumë shpejt, përfituesit e këtyre skemave pritet të përballen me drejtësinë dhe të japin llogari para ligjit.

Drejtoresha e PĂ«rgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, ka reaguar me ironi nĂ« njĂ« story nĂ« Instagram nĂ« faqen e saj personale, lidhur me lajmin se ajo do tĂ« emĂ«rohej ambasadore nĂ« LondĂ«r, duke shkruar: “QentĂ« le tĂ« lehin, RTSH ecĂ«n pĂ«rpara.”

Previous Post

Kina dhe Rusia, kritika ndaj Trump: Xi dhe Putin me deklaratë të përbashkët kundër Kupolës së Artë amerikane

Next Post

Mandatet e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm përfundojnë; KLGJ njofton vakancat, priten emërime në Apel

Next Post
Mandatet e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm përfundojnë; KLGJ njofton vakancat, priten emërime në Apel

Mandatet e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm përfundojnë; KLGJ njofton vakancat, priten emërime në Apel

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al