Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Begaj takim me homologun Peter Pellegrini në Sllovaki, mirënjohës për mbështetjen ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE

timoni.al by timoni.al
May 20, 2026
in Lajmi Fundit
0
Begaj takim me homologun Peter Pellegrini në Sllovaki, mirënjohës për mbështetjen ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut Peter Pellegrini. Gjatë takimit të zgjeruar mes delegacioneve, dy presidentët diskutuan për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe për sfidat e sigurisë si aleatë në NATO.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë partner dhe aleat të rëndësishëm. Ai theksoi progresin në negociata dhe ambicien për të përmbyllur grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm, me objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në BE në vitin 2030. Në fjalën e tij përmendi: “Shqipëria ka hapur për një vit të gjithë grupkapitujt, një kohë rekord, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si anëtare në vitin 2030.” Begaj falënderoi shtetin dhe qeverinë sllovake për mbështetjen dhe shprehu besimin se ajo do të vazhdojë.

Kreu i Shtetit theksoi se strukturat e BE kanë njohur progresin e Shqipërisë në reformat e thella dhe përparimin institucional, duke nënvizuar rolin e Sllovakisë si një nga avokatet më të rëndësishme të procesit të anëtarësimit dhe kontributin e saj me ekspertizë. Ai gjithashtu çmoi mbështetjen e qytetarëve sllovakë për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e Sllovakisë në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Dy presidentët konfirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në fusha si energjia, turizmi, bujqësia, shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe tranzicioni i gjelbër. Ata theksuan nevojën për institucionalizimin e bashkëpunimit përmes zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe krijimit të instrumenteve të reja partneriteti. U vlerësua gjithashtu krijimi i linjave direkte fluturimi Tiranë–Bratislavë si mundësi për afrim të dy popujve.

Për rajonin, Begaj theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për sigurinë e Evropës dhe se integrimi evropian i rajonit duhet të mbetet prioritet strategjik i BE-së. Ai falënderoi Sllovakinë për prezencën me trupa në KFOR dhe shprehu besimin për një rivlerësim të qëndrimit të saj ndaj Kosovës, së paku në mosbllokimin e rrugëtimit të saj drejt organizatave ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Bratislavë, Begaj u takua edhe me kryeministrin Robert Fico dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Richard Raši, ku mori mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai nderoi gjithashtu viktimat e komunizmit në memorialin “Porta e Lirisë”.

Previous Post

Mund të rikthemi për të përfunduar punën tonë / Tensionet për negociatat Trump-Iran: Do ta nënshkruani marrëveshjen?

Next Post

Arritet marrëveshje; ndalohen auditimet tatimore ndaj Presidentit Trump dhe familjes së tij

Next Post
Arritet marrëveshje; ndalohen auditimet tatimore ndaj Presidentit Trump dhe familjes së tij

Arritet marrëveshje; ndalohen auditimet tatimore ndaj Presidentit Trump dhe familjes së tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al