Thursday, May 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Fushata zgjedhore e 11 majit 2025: KQZ propozon gjoba deri 3 milionë lekë për partitë dhe kandidatët

timoni.al by timoni.al
May 20, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Fushata zgjedhore e 11 majit 2025: KQZ propozon gjoba deri 3 milionë lekë për partitë dhe kandidatët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar gjetjet e auditimit të financimeve të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe ka propozuar marrjen e masave administrative për një sërë subjektesh politike dhe kandidatë. Gjobat e propozuara, sipas vendimit, variojnë nga 100 000 deri në 3 000 000 lekë dhe do t’i dërgohen Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për vendimmarrje.

KQZ miratoi raportin e auditimit për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore sipas shtojcës nr.1 që bashkëngjitet vendimit. Për shkelje të parashikuara në nenin 173, pika 1 të Kodit Zgjedhor, KQZ propozon gjobë 100 000–200 000 lekë për partitë: Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia Balli Kombëtar, Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet, Partia Djathtas 1912, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate dhe Partia Nisma Thurje.

Për shkelje të parashikuara në nenin 173, pika 2, KQZ propozon gjobë 2 000 000–3 000 000 lekë për Partinë Koalicioni Euroatlantik. Ndërsa për shkelje sipas nenit 173, pika 3, janë propozuar gjoba 500 000–1 000 000 lekë për partitë: Partia Lëvizja Atdheu, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, Partia Alenca Demokracia e Re dhe Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë.

Po të nenit 173, pika 3, KQZ propozon gjithashtu gjoba 500 000–1 000 000 lekë për kandidatët e listave shumemërore: z. Kristiano Koçibelli, zj. Suzana Rama, z. Mario Runa, z. Qani Xhafa, zj. Valbona Doko, z. Albi Jahelezi, zj. Alma Kore, z. Arjan Hoxha, z. Besart Xhaferi, z. Petraq Gjikuria.

Për kandidatin e listave shumemërore z. Skënder Muço, KQZ propozon kalimin e fondit të marrë në vlerën 1 113 791 lekë për llogari të KQZ-së dhe gjobë në vlerën 2 227 582 lekë, sipas nenit 173, pika 6 të Kodit Zgjedhor.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Kundër tij mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga shpallja.

Previous Post

Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve; nafta dhe benzina ulen

Next Post

Wendt, nominuar nga Trump kandidat ambasador tek ne, para Senatit: Mbështesim Shqipërinë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Next Post
Wendt, nominuar nga Trump kandidat ambasador tek ne, para Senatit: Mbështesim Shqipërinë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Wendt, nominuar nga Trump kandidat ambasador tek ne, para Senatit: Mbështesim Shqipërinë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al