Emërimi i Xabi Alonsos në pankinën e Chelsea po ndryshon perceptimet rreth klubit përpara se ai të mbërrijë në Londër. Ish-trajneri i Realit të Madridit do të marrë përsipër projektin e BlueCo për ta kthyer Chelsean në elitën e futbollit anglez, ndërsa rriten pritshmëritë brenda skuadrës.
Cole Palmer shprehu entuziazmin për ardhjen e Alonsos, duke e përshkruar si “një trajner i nivelit të larë” dhe duke thënë se lojtarët duan të nisin menjëherë punën me të. Palmer pranoi se skuadra, në pjesën e mbetur të sezonit, po mendon edhe për të ardhmen dhe se të gjithë duan të lënë përshtypje te trajneri i ri, megjithëse kjo nuk duhet të jetë motivi kryesor.
Daniel Sturridge, që e njeh mirë stilin e Alonsos, iu bëri thirrje pronarëve që t’i japin kohë teknikut spanjoll, duke propozuar minimalisht dy sezone të plota. Sipas Sturridge, një fazë përgatitore ku lojtarët njihen mes tyre krijon kimia dhe vendos sistemin, dhe sezoni i parë pa kompeticionet evropiane do të ndihmojë. Ai vuri në dukje se nëse në sezonin e parë Chelsea renditet ndër katër më të mirat dhe fiton ndonjë trofe, kjo do të konsiderohej sukses, por në sezonin pasardhës duhet të mendohet nëse skuadra mund të bëjë hapin tjetër. Sturridge shprehu besimin se Xabi Alonso mund ta drejtojë Chelsean drejt lavdisë.
Jamie Carragher gjithashtu komentoi emërimin e Alonsos, duke theksuar se ardhja e tij mund të ndikojë në vendimet e disa futbollistëve të rëndësishëm të klubit. Carragher përmendi zërat që flasin për lojtarë që mendonin për të ardhmen pa Ligën e Kampioneve, por argumentoi se emërimi i Alonsos mund t’i mbajë ata në skuadër dhe vlerësoi se Chelsea mori vendimin e duhur me zgjedhjen e spanjollit.

