Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vjedhja e shekullit/ Grabitja spektakolare e bizhuterive të Napoleonit në muzeun e Luvrit, regjisorët bëjnë gati filmin

timoni.al by timoni.al
May 19, 2026
in AKTUALITET
0
Vjedhja e shekullit/ Grabitja spektakolare e bizhuterive të Napoleonit në muzeun e Luvrit, regjisorët bëjnë gati filmin
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti për një film hollivudian mbi vjedhjen e bizhuterive të Napoleon Bonaparte nga muzeu i Luvrit po zhvillohet dhe pritet të shfaqet në kinema në vitin 2028. Sipas medias franceze Le Film Français, regjisori francez Romain Gavras do të drejtojë filmin, i cili do të bazohet në librin investigativ Main basse sur le Louvre, që publikohet më 27 maj. Libri është shkruar nga gazetarët Jean-Michel Décugis, Jérémie Pham-Lê dhe Nicolas-Charles Torrent dhe përmban dokumente e materiale të papublikuara më parë lidhur me grabitjen.

Për skenarin e filmit, Gavras do të bashkëpunojë me Simon dhe Mourad Winter, emra të njohur të kinemasë franceze bashkëkohore. Titulli i filmit dhe emrat e aktorëve ende nuk janë bërë publikë. Projekti merr si pikë referimi ngjarjen spektakolare të ndodhur më 19 tetor 2025, kur katër persona hynë në Galerinë Apollo të Luvrit në mes të ditës dhe vodhën nëntë bizhuteri historike që i përkisnin Napoleonit, me vlerë rreth 88 milionë euro.

Hetimet rreth grabitjes tregojnë se operacioni zgjati më pak se shtatë minuta dhe u realizua mes turmës së vizitorëve pa ngritur dyshime. Megjithë disa arrestime të kryera pas incidentit, sendet e vjedhura nuk janë rikuperuar. Ngjarja nxori në dritë probleme serioze në sistemin e sigurisë së muzeut, çka çoi në dorëheqjen e drejtoreshës së Luvrit, Laurence des Cars.

Në përgjigje të skandalit, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një plan modernizimi për muzeun me vlerë rreth 800 milionë euro. Një pjesë e konsiderueshme e këtij financimi do të shkojë për përforcimin e sistemeve të sigurisë si pjesë e projektit “Luvri – Rilindja e Re”. Libri investigativ dhe projekti filmik synojnë të rikthejnë në vëmendje detajet e grabitjes së përshkruar si një nga rastet më të bujshme të viteve të fundit, duke nxjerrë në pah materiale dhe dokumente që nuk ishin publikuar më parë.

Previous Post

Video/ Putin mbërrin në Pekin për takim me homologun Xi Jinping, pritet me ceremoni madhështore nga autoritetet kineze

Next Post

NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz për të siguruar kalimin e sigurt në ngushticë

Next Post
NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz për të siguruar kalimin e sigurt në ngushticë

NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz për të siguruar kalimin e sigurt në ngushticë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al