Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi në Asamblenë e OBSH

timoni.al by timoni.al
May 19, 2026
in KRYESORE
0
Ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi në Asamblenë e OBSH
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në sesionin e 79-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë dhe gjatë takimeve me homologë, vuri në fokus angazhimin e Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të fortë, modern dhe të qëndrueshëm për qytetarët. Ajo nënvizoi se shëndeti nuk mund të trajtohet i ndarë nga zhvillimi social, ekonomik dhe siguria publike, duke theksuar po ashtu rol të rëndësishëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në forcimin e sigurisë shëndetësore globale dhe mbështetjen e vendeve anëtare me ekspertizë dhe politika të bazuara në të dhëna.

Në fjalën e saj ministrja prezantoi prioritetet kryesore të reformës në shëndetësi: forcimin e kujdesit shëndetësor parësor, transformimin digjital të sistemit, investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore dhe rritjen e kapaciteteve të personelit shëndetësor. Për kujdesin parësor ajo përqendroi vëmendjen te diagnostikimi i hershëm, menaxhimi i sëmundjeve kronike dhe ofrimi i shërbimeve më pranë qytetarëve, duke shprehur mirënjohje për mjekët e familjes në Ditën Botërore të Mjekut të Familjes.

Sa i përket transformimit digjital, ministrja theksoi zgjerimin e shërbimeve elektronike dhe përdorimin e të dhënave për politika më efikase, si dhe rritjen e ndërveprimit mes institucioneve shëndetësore për një sistem më transparent dhe më të shpejtë për qytetarët. Ajo nënvizoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën spitalore dhe forcimin e kapaciteteve të personelit, duke konsideruar kapitalin njerëzor si elementin kyç të sistemit shëndetësor, si dhe rritjen e kapaciteteve për gatishmëri dhe reagim ndaj emergjencave shëndetësore.

Ministrja gjithashtu përmendi ndikimin e faktorëve si ndryshimet klimatike, pabarazitë sociale, zhvillimet demografike dhe siguria digjitale në shëndetin e qytetarëve, duke theksuar nevojën për përgjigje të koordinuara. Në përfundim ajo vlerësoi bashkëpunimin me OBSH për Evropën dhe nismat rajonale si mekanizma që forcojnë solidaritetin dhe dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe ritheksoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sisteme shëndetësore më të forta, më të drejta dhe më të qëndrueshme.

Previous Post

Shtatë tituj kampione Europe dhe 11-herë e Spanjës, kush është vajza e re shqiptare që shkëlqen në Jiu-Jitsu

Next Post

Skandali i arrestimit të kreut të Policisë në Serbi: pse Vuçiç e akuzon Malin e Zi

Next Post
Skandali i arrestimit të kreut të Policisë në Serbi: pse Vuçiç e akuzon Malin e Zi

Skandali i arrestimit të kreut të Policisë në Serbi: pse Vuçiç e akuzon Malin e Zi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al