Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Përplasja aeroportit Vlorë, Mabco Constructions S.A.: Pengohen me forcë 200 punonjës e inxhinierë; autoritetet të ndalin menjëherë vetëgjyqësinë

timoni.al by timoni.al
May 19, 2026
in KRYESORE
0
Përplasja aeroportit Vlorë, Mabco Constructions S.A.: Pengohen me forcë 200 punonjës e inxhinierë; autoritetet të ndalin menjëherë vetëgjyqësinë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqëria Mabco Constructions S.A. reagoi zyrtarisht pas bllokimit për të dytën ditë me radhë të hyrjes së punonjësve dhe inxhinierëve në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Sipas kompanisë, rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë janë penguar fizikisht të hyjnë në ambientet e projektit që, siç thekson Mabco, është ndërtuar kryesisht me investimet e saj.

Mabco deklaron se zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” dhe ka investuar mbi 90 milionë euro në projekt. Kompania thotë se nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e saj apo të nënkontraktorëve në kantier. Sipas reagimit, vendimi gjyqësor që është përmendur publikisht nga pala tjetër lidhet vetëm me pezullimin përkohshëm të së drejtës së votës së Mabco-s në shoqëri, çështje që aktualisht po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Në deklaratë Mabco e përshkruan ndalimin e hyrjes si “vetëgjyqësi” të Valon Ademit dhe ortakut minoritar me 2% të kuotave, të kryer sipas saj përmes administratorëve të kontestuar Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi. Kompania thekson se nuk ka qenë dhe nuk është nënkontraktor i VIA-s, por ortaku mazhoritar dhe investitori kryesor, siç përcaktohet në kontratën e koncesionit.

Mabco kërkon nga autoritetet qeveritare dhe Autoriteti Kontraktues (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) që të garantojnë aksesin e lirë në hyrje dhe dalje të kantierit, sipas nenit 7.1 pika (b) dhe (c) të kontratës së koncesionit. Kompania vlerëson se mosveprimi i autoriteteve ndaj këtij ndalimi përbën mosplotësim të detyrimeve kontraktore nga ana e shtetit.

Ekipi ligjor i Mabco-s njoftoi Kryeministrin, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për situatën dhe për, siç thuhet, dështimin e Policisë së Vlorës për të garantuar rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e pronës së investuar. Kompania i kërkon autoriteteve të ndalojnë vetëgjyqësinë, të garantojnë aksesin e papenguar të punonjësve dhe të ruajnë terminalin dhe veprën e ndërtuar, dhe njofton se do të ushtrojë të gjitha të drejtat ligjore, civile dhe penale ndaj çdo personi që cenon investimin dhe interesin e projektit.

Previous Post

Djegia e tregut në Lushnje, deputeti Korreshi: Të zbulohet shkaku, të dëmshpërblehen tregtarët dhe të rikonceptohet projekti

Next Post

Prokuroria pyet drejtorin e AKU Tiranë për helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë

Next Post
Prokuroria pyet drejtorin e AKU Tiranë për helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë

Prokuroria pyet drejtorin e AKU Tiranë për helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al