Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Karteli “Troplini” 300 milionë euro në vit Ramës për kokainën në Portin e Durrësit

Editor by Editor
May 16, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Karteli “Troplini” 300 milionë euro në vit Ramës për kokainën në Portin e Durrësit
0
SHARES
131
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë fjalës në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, bëri një denoncim të fortë.

Berisha tha se, Troplinët i paguajnë 300 mln euro taksë Ramës që të mos kapet drogë në Portin e Durrësit

Berisha: Nuk ka kriminalizim më të madh në Europë dhe në botë me kriminalizimin që ka pësuar administrata shtetërore e narkoshtetit të Shqipërisë. Pse e gjithë kjo? Sepse në qoftë se i marrim në analizë, Shqipëria është eksportuesi numër një i kanabisit në Europë. E thotë OKB-ja. Me çfarë lidhet kjo? Me një emër.

Lidhet me Edi Ramën, i cili në mbledhjet e Këshillit të Ministrave e paraqiti atë si një politikë zyrtare mbledhjen e kanabisit me motivin se droga është para. Çfarë ndodhi më tutje? U kalua nga kanabisi tek kokaina.

Sot, klanet shqiptare të kokainës, kartelet shqiptare, janë absolutisht ndër më të fuqishmet në botë. Janë transportuesit numër një të kokainës nga Amerika Latine në Evropë dhe po shkojnë drejt Afrikës dhe kontinenteve të tjera. Tre ditë më parë, mediat shqiptare njoftuan se i famshmi Giuseppe Grillo i thoshte Bartolo Bruzetit se na shkatërruan shqiptarët.

Dy bosë kryesorë, njëri i veriut, tjetri i jugut të Italisë, në telefon për kokainën dhe i thoshte Grillo: na shkatërruan shqiptarët. Si i shkatërruan shqiptarët? Ua them unë. Shqiptarët shkuan si manarë të Ndranghetës në Amerikën Latine dhe atje prishën pazaret.

Në qoftë se Ndrangheta i paguante me 30%, këta filluan me 50 me 50 me prodhuesit dhe në këtë mënyrë këta shtinë në dorë sasi më të mëdha të kanabisit. Prandaj thotë Grillo, na shkatërruan shqiptarët.

Por nuk mjaftojnë këto që të bëheshin kaq të fuqishme kartelet e drogës. Jo. Kartelet e drogës kanë Shqipërinë në plan të dorës. Porti i Durrësit dhe çdo port i Shqipërisë dominohet totalisht nga kartelet e drogës. Ka të dhëna që kërkojnë hetim që flasin se karteli i Troplinit i paguan taksë Edi Ramës 300 milionë euro në vit për përdorim të lirë të portit të Durrësit, ku prej pesë vitesh nuk është kapur më një kilogram kokainë.

Port i lirë për kokainën dhe drogën. Është kjo? Jo, s’është vetëm kjo. Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri që bënë shkarkimin e të gjitha të dhënave të TIMS-it, komplet, dhe që i eksportuan thonin, jo mo, nuk i eksportuan në Qipro, në Qipro po je po mundet, po i eksportuan në Durrës, në Shkozet. Dhe tani, cilido që hyn dhe del, klani i Troplinit, qoftë vendas, qoftë i huaj, e ka totalisht nën kontroll. Dhe kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo është, ishte politikë dhe është politikë.

Previous Post

Edin Dzeko analizon: Inter, një klub që meriton gjithçka. Playoffi? Treguam vlerat tona

Next Post

Analiza e DW: Kur, sipas ekspertëve, do të përfundojë lufta midis Kievit dhe Moskës

Next Post
Analiza e DW: Kur, sipas ekspertëve, do të përfundojë lufta midis Kievit dhe Moskës

Analiza e DW: Kur, sipas ekspertëve, do të përfundojë lufta midis Kievit dhe Moskës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al