Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi në rrjetet sociale se “Deklarata e Kishinaut, e miratuar sot nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, njeh legjitimitetin e kombeve për të zbatuar zgjidhje inovative në menaxhimin e flukseve të migracionit, përfshirë qendrat e riatdhesimit në vendet e treta, sipas modelit shqiptar të Italisë.” Në postimin e saj Meloni e vlerësoi këtë miratim si një arritje të rëndësishme dhe rezultat të një rrugëtimi që, sipas saj, Italia realizoi “me guxim dhe vendosmëri”, së bashku me kryeministren daneze Frederiksen.
Ajo theksoi se pritshmëritë dhe polemikat që ekzistonin një vit më parë rreth këtyre zgjidhjeve tani janë shndërruar në një parim të përbashkët midis 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Meloni theksoi se qasja italiane ndaj menaxhimit të rregullt të flukseve të migracionit është bërë model për kontinenti, duke paraqitur veçanërisht idenë e krijimit të “hub”-eve të riatdhesimit në vende të treta, si zgjidhje inovative për të organizuar dhe rregulluar flukset migratore.
Në postimin e saj në Twitter, i riprodhuar edhe në gjuhën italiane, Meloni theksoi se Deklarata e Kishinaut “riconosce la legittimità per le Nazioni di soluzioni innovative nella gestione dei flussi migratori, come gli hub di rimpatrio in Paesi terzi, sul modello avviato dall’Italia in Albania.” Ajo përsëriti se qasja e qeverisë së saj është ndjekur “me seriozitet dhe qëndrueshmëri” dhe përfundoi se “Qasja jonë, e ndjekur me seriozitet dhe qëndrueshmëri nga qeveria jonë, tani është bërë edhe qasja e Evropës.”
Lajmi raportohet nga Top Channel.

