Saturday, May 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Aksioni i AMP në jug, reagon policia e shtetit: kush janë zyrtarët e arrestuar dhe akuzat

timoni.al by timoni.al
May 15, 2026
in LAJME
0
Aksioni i AMP në jug, reagon policia e shtetit: kush janë zyrtarët e arrestuar dhe akuzat
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit reagoi pas aksionit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në jug të vendit, ku AMP në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndaloi me iniciativë katër punonjës policie. Të ndaluarit janë: Komisar Gëzim Bashllari, Shef Komisariati; Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin; dhe Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Të katër personave u ngarkohen dyshime të forta për kryerjen në bashkëpunim të veprave penale: “Shpërdorim detyre” (neni 248 i Kodit Penal), “Kryerja e veprimeve arbitrare” (neni 250 i Kodit Penal) dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” (neni 251 i Kodit Penal). Hetimet paraprake tregojnë se funksionarët policor dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.

Nga veprimet hetimore rezulton gjithashtu se personat nën hetim dyshohet të kenë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore shprehet e vendosur për të goditur çdo formë abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht funksionit apo pozicionit të personave të përfshirë. Hetimet do të vazhdojnë sipas procedurave përkatëse deri në dokumentimin e plotë të fakteve dhe përgjegjësive.

Previous Post

Aston Villa mposht Liverpool dhe matematikisht siguron kualifikimin për Champions League sezonin e ardhshëm

Next Post

Vitet nuk duan të ikin për Manuel Neuer: portieri legjendar rinovon me Bayernin deri në 2027

Next Post
Vitet nuk duan të ikin për Manuel Neuer: portieri legjendar rinovon me Bayernin deri në 2027

Vitet nuk duan të ikin për Manuel Neuer: portieri legjendar rinovon me Bayernin deri në 2027

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al