Një 22-vjeçare, Whitney Robeson, u gjet e plagosur me armë zjarri në një banesë në Trussville dhe u transportua në spital, ku më pas u shpall e vdekur. Pas hetimeve fillestare, policia arrestoi Jeffrey Scott Towers, babain e partnerit të saj, i cili akuzohet për vrasje të pavullnetshme.
Mjeku ligjor i Qarkut Jefferson ka përcaktuar se të shtënat kanë qenë aksidentale, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes. 54-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Qarkut Jefferson; më pas u lirua me garanci prej 26 mijë dollarësh.
Robeson ishte diplomuar në Universitetin Auburn në vitin 2025 në dizajn të brendshëm dhe kishte nisur së fundmi punë si konsulente shitjesh në kompaninë Restoration Hardware. Familjarët thanë se ajo kishte ndjekur këtë profesion që në fëmijëri dhe se punësoja te Restoration Hardware ishte realizim i ëndrrës së saj.
Në nekrologji familja e përshkroi Whitney-n si një vajzë të përkushtuar, të sjellshme dhe me ambicie të mëdha për të ardhmen, duke theksuar se ajo “kishte gjetur më në fund rrugën e saj” dhe ishte në prag të një karriere të suksesshme në dizajnin e brendshëm.
Avokatët e Jeffrey Scott Towers deklaruan se klienti i tyre është një qytetar pa precedent penal dhe thanë se faktet do të tregojnë se ai nuk është fajtor për akuzat që rëndojnë mbi të.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë informacione shtesë rreth ngjarjes apo për elemente të hetimit që mund të sqaronin mënyrën dhe shkaqet e të shtënave. Hetimet dhe procedurat ligjore në lidhje me akuzat ndaj Towers vazhdojnë.

