Saturday, May 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Gjykatësja angleze: Fania i Beratit duhet të ekstradohet; rrëzon pretendimin për rrezik përsëritjeje të atentatit, TCH sjell detajet

timoni.al by timoni.al
May 15, 2026
in KRYESORE
0
Gjykatësja angleze: Fania i Beratit duhet të ekstradohet; rrëzon pretendimin për rrezik përsëritjeje të atentatit, TCH sjell detajet
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në City of Westminster Magistrate Court të Londrës, një shtetas shqiptar i hetuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe i dënuar në mungesë me një vit burg në 2022 për përdorim celulari gjatë paraburgimit, humbi betejën për të bllokuar ekstradimin drejt Shqipërisë. I kërkuari është Irfan Azizi, i njohur si “Fania Beratit”, ish-bashkëpunëtor i Talo Çelës. Azizi deklaroi para gjykatës se në rast ekstradimi i rrezikohej jeta pas një tentative të dështuar për ta ekzekutuar nga Talo Çela në nëntor 2020. Ai gjithashtu tha se një ekstradim do të kishte një ndikim shkatërrues për bashkëshorten dhe katër fëmijët, të cilët kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar dhe i janë bashkuar atij.

Gjykata u befasua kur Azizi pranoi se kishte paguar 5.000 euro për të “mbyllur” çështjen, fakt që u konsiderua si element negativ në vlerësimin për bllokimin e ekstradimit. Në vendimin që disponon gazetarja e Top Channel, Muhamed Veliu, gjyqtarja Annabel Pilling vlerësoi se ndikimi mbi familjen nuk tejkalon detyrimet e Mbretërisë së Bashkuar për të respektuar dënimet dhe vendimet ligjore të gjykatave të shteteve të tjera. Duke peshuar interesin publik dhe faktin që Azizi kishte korruptuar një gjyqtar me shpresën për të mbyllur çështjen, gjyqtarja gjykoi se balanca ishte qartë në favor të ekstradimit.

Në pikën 73 të vendimit, gjyqtarja nuk i dha peshë dhe nuk pranoi pretendimin e Azizit se do të tentohej të vritej përsëri nëse ekstradohet. Ajo arriti në përfundimin se edhe nëse kishte pasur një tentativë ndaj jetës së tij në nëntor 2020, Azizi e kishte ekzagjeruar nivelin e kërcënimit dhe se nuk besonte deklaratën e tij për frikën për sigurinë e partneres dhe fëmijëve. Gjithashtu u vlerësua se familja kishte qenë e sigurt në Shqipëri dhe kishte mundur të udhëtonte në Mbretërinë e Bashkuar pa u përballur me kërcënime; pretendimi se policia i kishte thënë të “ikte” u konsiderua një shtesë e vonshme në rrëfim.

Gjyqtarja vendosi të rrëzojë kundërshtimin dhe të dërgojë çështjen tek sekretarja e shtetit për firmë, duke theksuar se Azizi duhet të gëzojë të drejtën e rigjykimit. Ai ka 14 ditë kohë për të apeluar vendimin. Për momentin, ekstradimi nuk mund të kryhet pa përgjigjen e Home Office ndaj kërkesës së tij për azil. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Rama nga Estonia: Shqipëria bëhet anëtare e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s

Next Post

Pakti Pama-Berisha për rezolutën e BE-së, Peleshi: Konsensusi për çështjet e mëdha kombëtare nuk dobëson askënd

Next Post
Pakti Pama-Berisha për rezolutën e BE-së, Peleshi: Konsensusi për çështjet e mëdha kombëtare nuk dobëson askënd

Pakti Pama-Berisha për rezolutën e BE-së, Peleshi: Konsensusi për çështjet e mëdha kombëtare nuk dobëson askënd

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al