Friday, May 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

‘Lufta’ e flamujve: pse gjesti i Lamine Yamal tërboi Izraelin dhe u bë art në Palestinë

timoni.al by timoni.al
May 14, 2026
in LAJME
0
‘Lufta’ e flamujve: pse gjesti i Lamine Yamal tërboi Izraelin dhe u bë art në Palestinë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrugët e Barcelonës u mbushën me ngjyrat “Blaugrana” më 11 maj 2026 për të festuar titullin e 29-të të La Ligës. Gjatë paradës, ylli 18-vjeçar Lamine Yamal mori dhe valëviti një flamur të Palestinës para qindra mijëra fansave, një akt që shpejt u përhap dhe çoi në një përplasje politike ndërkombëtare.

Në Izrael, reagimi ishte i ashpër. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, deklaroi se kushdo që identifikohet me “flamurin e terrorizmit” dhe e valëvit atë gjatë një feste “nuk duhet të habitet nga urrejtja dhe reagimi i izraelitëve”, duke shtuar se sporti nuk mund të jetë strehë për “nxitësit e dhunës”. Media zyrtare izraelite, Channel 12, akuzoi Yamalin se “ka zgjedhur të shfrytëzojë një paradë fitoreje dhe një platformë me miliona ndjekës për të shpërndarë agjenda politike përçarëse”, duke e cilësuar veprimin si provokim. Kritikat u përforcuan edhe në rrjetet sociale nga gazetarë dhe aktivistë izraelitë, disa duke e quajtur “të pështirë” dhe duke bërë thirrje që ai të ndëshkohet para Botërorit 2026.

Ndërsa reagimet në Izrael ishin të ashpra, në Rripin e Gazës gesti i Yamalit u përshëndet si shpresë. Artistët palestinezë realizuan një murale gjigante në kampin e refugjatëve Al-Shati, të pikturuar mbi rrënojat e një ndërtese të shkatërruar, dhe gjatë përurimit thanë se piktura është “dhurata jonë për Lamine Yamal”. Ata shprehën se ai në Gazë konsiderohet “një djalë i Palestinës” sepse, sipas tyre, “guxoi të na shihte kur bota mbyllej sytë”.

Pas presionit mediatik, Yamal doli me një qëndrim të prerë dhe nuk tërhoqi veprimin. Në deklaratën e tij tha se veprimet e tij “udhëhiqen vetëm nga empatia njerëzore dhe ndjenja e drejtësisë” dhe se është krenar për identitetin, rrënjët dhe besimin e tij musliman. Ai shtoi se ata që përdorin fenë apo origjinën e tij për ta sulmuar “shpërfaqin injorancën dhe racizmin e tyre”, dhe deklaroi se “Futbolli është për empati, jo për heshtje”.

Previous Post

Vendimi i Apelit të GJKKO për inceneratorin e Tiranës rikthen Lefter Kokën në burg

Next Post

Lufta e flamujve: gjesti i Lamine Yamal që tërboi Izraelin dhe u bë art në Palestinë

Next Post
Lufta e flamujve: gjesti i Lamine Yamal që tërboi Izraelin dhe u bë art në Palestinë

Lufta e flamujve: gjesti i Lamine Yamal që tërboi Izraelin dhe u bë art në Palestinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al