Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

PS pranon propozimet e PD për draft-rezolutën e anëtarësimit në BE, Balla jep një minutë shtesë Berishës

timoni.al by timoni.al
May 14, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
PS pranon propozimet e PD për draft-rezolutën e anëtarësimit në BE, Balla jep një minutë shtesë Berishës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithë akuzat e forta, kryesisht nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, në seancën e sotme në Kuvend mbizotëroi një klimë konsensusi që pritet të kulmojë me votimin e një draftrezolute të përbashkët, të hartuar nga shumica dhe opozita. Pa shumë vëmendje mediash, të dy palët u mblodhën në Komisionin e Jashtëm dhe diskutuan për një draft të përbashkët lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Publikisht, opozita deklaroi se shumica “ishte dorëzuar” dhe kishte pranuar propozimet e saj.

Një nga pikat kyçe të draftit, që opozita thotë se ishte kërkesë e saj, synon të vendosë si qasje atë të anëtarësimit të plotë në BE: “Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.” Sipas opozitës, ky paragraf pason një letër të përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit Vucic që lidhet me anëtarësimin pa të drejtë vetoje.

Dokumenti trajton edhe përfshirjen e opozitës në punën parlamentare dhe angazhimet e palëve për të krijuar kushte për pjesëmarrjen e saj. Teksti përfshin angazhimin e mazhorancës për të siguruar kushtet e pjesëmarrjes së plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare dhe respektimin e kërkesave të saj në përputhje me standardet demokratike, Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Nga ana tjetër, opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare sipas po të njëjtat standarde. Të dyja palët angazhohen gjithashtu për forcimin e dialogut politik.

Si shenjë e përmirësimit të tonit mes forcave politike, gjatë fjalimit të Berishës u vërejt një episod i përzemërt: pas përfundimit të kohës në foltore, deputetët e shumicës i kërkuan që të largohej për të dhënë vendin për debate të tjera, ndërsa kreu i grupit të PS-së i kërkoi Peleshit që t’i jepte Berishës edhe një minutë nga koha e socialistëve.

Previous Post

Tritoli në lokalin e Noizyt — Artan Tafani rrëfen: Laerti me maskë plastike, paruke; e dashura më la

Next Post

Balla në Kuvend: Duhet konsensus për reformën territoriale dhe elektorale, integrimi nuk po ecën me hapin e dëshirës

Next Post
Balla në Kuvend: Duhet konsensus për reformën territoriale dhe elektorale, integrimi nuk po ecën me hapin e dëshirës

Balla në Kuvend: Duhet konsensus për reformën territoriale dhe elektorale, integrimi nuk po ecën me hapin e dëshirës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al