Kombëtarja e Francës shfaqet sërish si një prej favoriteve kryesore për të fituar Botërorin që do të mbahet në Meksikë, SHBA dhe Kanada, por rikujtohet dështimi dramatik në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Netflix publikoi një dokumentar për atë turne, 16 vjet më parë, kur Franca u rendit e fundit në grup dhe u shënua një rebelim total i skuadrës pas përjashtimit të sulmuesit Nicolas Anelka nga trajneri Raymond Domenech.
Franca shkonte në atë botëror si finaliste e edicionit të vitit 2006, po me Domenech në pankinë, dhe në Afrikën e Jugut priteshin gjëra të mëdha. Dokumentari me titullin ‘The bus, the Bules on Strike’ tregon se problemet mes stafit teknik dhe futbollistëve ishin më të thella se sa ishte raportuar më parë. Në ditarin e tij, Domenech bëri përshkrime të ashpra për lojtarët, duke përdorur epitete që ai vetë i renditi si arsye për mbarëvajtjen e gabuar të lojës dhe marrëdhënieve në ekip.
Në shënimet e trajnerit gjen fraza të drejtpërdrejta ndaj disa futbollistëve: për Thierry Henry, Domenech shkruan “Henry është banal dhe egocentrik”, ndërsa për Anelka shkruan se ai është “komplet idiot” sepse kaloi pranë tij pa e vështruar. Ai përdori gjithashtu përshkrime si “Gourcouff duket pak autik e më pas një idiot komplet”, “ëilliam Gallas gjithnjë është në humor të keq, nuk do ta toleroj më” dhe “Patrice Evra do të ishte më mirë të mbyllte gojën”. Në një vend tjetër të ditarit, Domenech shënon: “ndonjëherë ndjej urrejtje për këta idiotë”.
Situata u përshkallëzua pas humbjes ndaj Meksikës, kur Anelka pati një debat shumë të ashpër me trajnerin dhe refuzoi të kërkonte ndjesë. Sipas një shkrimi të “L’Equipe” të përmendur në dokumentar, Anelka i kishte thënë Domenech “shko në m…, bir k…”, një incident që, sipas tekstit, detyroi Federatën Franceze të Futbollit të merrte masa, megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë. Pas publikimit të letrës së futbollistëve kundër vendimit për përjashtimin e Anelka, Domenech shkroi në ditarin e tij: “kjo është skuadra juaj më e mire. Sforcimi i të gjithë Botërorit!. U shndërrua në vetëvrasje. Haleluja!”

