Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Bashkia e Tiranës zgjat afatin për aplikimet për kredi të buta pas problemeve në e-Albania

timoni.al by timoni.al
May 13, 2026
in KRYESORE
0
Bashkia e Tiranës zgjat afatin për aplikimet për kredi të buta pas problemeve në e-Albania
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afati për aplikimet për kredi të buta në Bashkinë e Tiranës u shty nga 19 maji në 22 maj, vendim i marrë në mbledhjen e këshillit bashkiak për shkak të problematikave me portalin e-albania. Dritan Dango, Drejtor i shërbimit social dhe mbrojtjes civile, tha se portali pësoi një crash për shkak të klikimeve të shumta dhe fluksit të aplikacionit, dhe për këtë arsye të shumta nuk patën mundësi të aplikonin: “Për shkak të klikimeve të shumta dhe për shkak të një fluksi aplikacioni pësoi një crash dhe njerëzit nuk patën dot mundësi që të aplikonin. Duke parë ankesat e shumta që kishim në Bashkinë e Tiranës vendosëm që data 19 maj që ishte afati I fundit pwr aplikime të shtyjet me katër ditë”.

Deri tani, në fazën e parë janë dorëzuar 2,600 aplikime për kredi të buta, por pritet që ky numër të rritet, ndoshta deri në 3,000 pasi më pas kalon në fazën e dytë ku dorëzohet dokumentacioni dhe bëhet përzgjedhja e fituesve, sipas Dangos. Kuota e caktuar këtë vit nga Bashkia e Tiranës për kredi të buta është 2,000 vendosur që t’u jepet prioritet familjeve në nevojë, nënave kryefamiljare dhe çifteve të reja.

Në rast se në fazën e dytë fitojnë të drejtën për kredi më shumë persona se kuota e miratuar, funksionon një komision që bën përzgjedhjen. Dango sqaroi edhe mënyrën e pikëzimit në raste barazie të të ardhurave: “Nëse një cift ka të ardhura të barabarta me një vajzë ose grua të cilës I është ndarë nga jeta bashkëshorti dhe ka dy fëmijë, propabiliteti dhe pikëzimin më të madh, pavarësisht se kanë të ardhura të barabarta, propabilitetin më të madh e ka gruja me fëmijë”.

Pas skualifikimit në fazën e tretë, aplikantët kanë një mundësi të fundit për t’u ankuar brenda 15 ditësh në Bashkinë e Tiranës, duke paraqitur argumentet përse duhet t’u njihet e drejta për kredi për shtëpi ose për të kundërshtuar arsyet e skualifikimit.

Previous Post

Berisha zbulon pjesë nga procesverbali për shoqërimin e shtetasve të huaj gjatë protestës: Inskenim i policisë

Next Post

Donald Trump mbërrin në Kinë për një takim me rrezik të lartë me Xi Jinping, pritet nga zëvendëspresidenti

Next Post
Donald Trump mbërrin në Kinë për një takim me rrezik të lartë me Xi Jinping, pritet nga zëvendëspresidenti

Donald Trump mbërrin në Kinë për një takim me rrezik të lartë me Xi Jinping, pritet nga zëvendëspresidenti

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al