Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

GJKKO dënon ish-gardistin për shpërdorim detyre; mori 20 mijë euro për ekstradimin nga Turqia, pëson motra e arrestuarit

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in KRYESORE
0
Apeli i GJKKO vendos për ish-oficerin e policisë gjyqësore Dibër që mori 3,000 euro për favorizim në gjykatë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-gardistin Zef Mali dhe Jemine Çoku për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Prokuroria e Posaçme paraqiti për gjykim çështjen penale nr. 196, të vitit 2025, dhe gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues i Shkallës së Parë përbëhej nga gjyqtarët Bib Ndreca, Alma Kodraliu dhe Etleva Deda, të cilët me vendimin nr. 39, datë 12.05.2026, morën vendimet e mëposhtme.

Zef Mali u deklarua fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, sipas nenit 245/1, paragrafi 4 dhe 25 të Kodit Penal, dhe u dënua fillimisht me 2 vite e 6 muaj burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i ulet me 1/3, duke përfunduar në 1 vit e 8 muaj burgim. Gjykata vendosi gjithashtu, në bazë të neneve 30/5 dhe 35 të Kodit Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.

Jemine Çoku u shpall po ashtu fajimtare për të njëjtën vepër penale, sipas nenit 245/1, paragrafi i dytë të Kodit Penal, dhe u dënua me 1 vit burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimi u ul 1/3 duke shkuar në 8 muaj burgim, ndërsa Gjykata, në aplikim të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, urdhëroi përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit.

Sipas vendimit, provat materiale do të mbeten për llogari të dosjes së ndarë (neni 190 K.Pr.Penale), ndërsa CD-të e përgjimeve dhe të kompanive celulare mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor (neni 224 K.Pr.Penale). Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore ngarkohen solidarisht të pandehurve. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përshkrimin e faktit penal, sqarohet se Zef Mali, kur mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës, në bashkëpunim me Kreshnik Domin, i kanë kërkuar dhe marrë nga e pandehura Jemine Çoku shumën prej 20.000 eurosh, duke i premtuar përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike për ekstradimin e vëllait të saj, Kujtim Çeliku, nga Turqia drejt Shqipërisë. Top Channel.

Previous Post

eBay refuzon ofertën 56 miliardë dollarëshe për blerjen e GameStop: Nuk është e besueshme dhe as tërheqëse

Next Post

TID po na lë pa shtëpi / Banorët akuzojnë mungesë transparence në projektin e qendrës historike të Durrësit

Next Post
TID po na lë pa shtëpi / Banorët akuzojnë mungesë transparence në projektin e qendrës historike të Durrësit

TID po na lë pa shtëpi / Banorët akuzojnë mungesë transparence në projektin e qendrës historike të Durrësit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al