Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

SPAK godet grup kriminal të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, 24 dërgohen në gjyq

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in LAJME
0
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të procedimit penal nr.36/2019, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të pandehurit përfshijnë grupin me Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, të akuzuar për “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” në formën e bashkëpunimit dhe “Grup i strukturuar kriminal”, sipas nenëve përkatëse të Kodit Penal. Një grup tjetër përbëhet nga Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi dhe Juxhin Drazhi, të akuzuar për “Trafikim i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Një grup i tretë, me Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi, akuzohet për “Pastrim i produkteve të veprës penale” në bashkëpunim brenda grupit të strukturuar dhe për “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet u zhvilluan në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Bari, Itali. Aktet hetimore zbuluan një grup të strukturuar, kryesisht shtetas shqiptarë dhe italianë, që operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe narkotikëve të tjerë nga Amerika e Jugut me destinacion BE. Të ardhurat e trafikimit transportoheshin, sipas hetimeve, edhe nga shoferë autobusi ndërkombëtar. Sipas akteve, të pandehurit kanë komunikuar për një periudhë të shkurtër në platformën SkyECC.

Sequestrimet kryesore përfshijnë: 2 kg në Gravina (26.10.2020), 23 kg në Veneto (18.2.2021), 932 kg në Reggio Calabria (5.11.2021), 2 kg në Bari (07.09.2020), 400 kg hashash në Bari, 275 kg (160 hashash, 115 marijuanë) në Rimini (4.12.2020), disa sekuestre më të vogla në Perugia e Bari, dhe 2,020 kg kokainë në Rotterdam. Janë sekuestruar mbi 4 milionë euro në cash.

Gjatë hetimeve u regjistrua edhe procedimi pasuror nr.10/2025 për verifikimin e pasurive të 52 subjekteve. Me kërkesë të Prokurorisë u vendosën sekuestre mbi pasuri të ndryshme, përfshirë prona dhe njësi të regjistruara në emër të shtetasve të ndryshëm dhe shoqërisë “Majestic Konstruksion sh.p.k.”. Vlera e pasurive të sekuestruara vlerësohet rreth 12 milionë euro.

Previous Post

Trump nuk i ndahet Iranit: Jam 100% i bindur që Irani nuk do të prodhojë më armë bërthamore

Next Post

Shtëpia e Bardhë mohon se Trump mori një sy gjumë në Zyrën Ovale: Ai thjesht mbylli sytë, idiot

Next Post
Shtëpia e Bardhë mohon se Trump mori një sy gjumë në Zyrën Ovale: Ai thjesht mbylli sytë, idiot

Shtëpia e Bardhë mohon se Trump mori një sy gjumë në Zyrën Ovale: Ai thjesht mbylli sytë, idiot

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al