Ditën e Diel vendi do të ndikojë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime të herëpashershme. Në pjesën e parë të ditës parashikohen reshje të herëpashershme shiu, kryesisht lokale. Prej orëve të mesditës e pasdites, në pjesën më të madhe të vendit parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, ndërsa përgjatë relieveve malore në jug mund të shfaqen shtrëngata afatshkurtra në mënyrë të lokalizuar. Në relievet malore në veri mbeten të pranishme reshjet e herëpashershme të shiut, kryesisht me karakter lokal. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i lehtë, me forcë 1–2 ballë. Top Channel.

