Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Detaje të reja nga hetimet për eskortat: futbollistët në zona private me shishe vere prej 20 mijë eurosh

timoni.al by timoni.al
May 9, 2026
in KRYESORE
0
Detaje të reja nga hetimet për eskortat: futbollistët në zona private me shishe vere prej 20 mijë eurosh
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dalin detaje të reja nga hetimet për eskortat që, së bashku me ato për botën arbitrare, kanë tronditur futbollin italian, raporton ‘La Repubblica’ e Milano. Në qendër të hetimeve është një agjenci eventesh në Milano, administratorët e së cilës ndodhen në arrest shtëpie me akuzat e shfrytëzimit dhe favorizimit të prostitucionit si dhe për bashkëpunim në krim.

Sipas Prokurorisë së Milanos, të paktën 70 futbollistë profesionistë kanë marrë pjesë në mbrëmjet e organizuara nga kjo agjenci. ‘La Repubblica’ përmend se në disa nga privatet ishte prezente edhe shishe vere me vlerë 20,000 euro. Megjithatë, asnjë prej futbollistëve nuk është nën hetim për momentin.

Mbrëmjet ofronin pako që përfshinin vendet e luksit në jetën e natës milaneze, eskortat dhe, në disa raste, edhe substanca narkotike që, sipas shënimit në material, nuk lënë gjurmë në rast të një kontrolli të mundshëm antidoping. Sipas artikullit, kjo praktikë vazhdoi edhe gjatë periudhës së pandemisë. Hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një prej vajzave të reja të përfshira, i paraqitur në verën e 2024.

Avokati i Emanuele Buttini dhe Deborah Ronchi, Marco Martini, ka paraqitur në gjykatë dokumente me qëllim që të provojë mungesën e lidhjeve të klientëve të tij me prostitucionin dhe ka kërkuar anulimin e urdhërarrestit. Një prej dokumenteve është përgjimi mes dy bashkëpunëtorëve të agjencisë, ku flitet për detyrime nga tre futbollistë, përkatësisht nga Torino, Sassuolo dhe Verona. Sipas të dhënave të përmendura, lojtarët duhej të shlyenin një detyrim prej 3,400 eurosh, shifër që u konsiderua e pa-proporcionuar me faturën e një darke, duke lënë të kuptohet se pagesa lidhej me shërbime seksuale.

Menuja e mbrëmjeve përfshinte shishe vere prej 20,000 eurosh, tequila deri në 2,400 euro dhe një paketë të emërtuar “Italian mafia show” me shampanjë dhe vodka mbi 4,000 euro. Mbrojtja argumenton se të gjitha paratë e kërkuara ishin për pijet alkoolike dhe jo për vajzat, dhe se agjencia nuk ishte një aktivitet për të mbuluar shfrytëzimin e prostitucionit, krim që mbetet në qendër të hetimit.

Previous Post

Flakët përfshinë biznesin në Radhimë; pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Next Post

Ambasadori Gonzato: Nuk ka rrugë të shkurtra drejt integrimit europian; Shqipëria investon në një të ardhme të sigurt

Next Post
Ambasadori Gonzato: Nuk ka rrugë të shkurtra drejt integrimit europian; Shqipëria investon në një të ardhme të sigurt

Ambasadori Gonzato: Nuk ka rrugë të shkurtra drejt integrimit europian; Shqipëria investon në një të ardhme të sigurt

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al