Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vrasja në Sarandë pas vdekjes së 66-vjeçarit, policia jep deklaratë zyrtare: gjashtë të përfshirë

timoni.al by timoni.al
May 8, 2026
in KRYESORE
0
Vrasja në Sarandë pas vdekjes së 66-vjeçarit, policia jep deklaratë zyrtare: gjashtë të përfshirë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Drejtorisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, njoftoi rreth ngjarjes së ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në Sarandë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Viktima u identifikua si R. I. (Rexhep Ismaili), 66 vjeç, ndërsa i plagosuri është K. V. (Kostandin Vogli), i cili po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake, në konflikt u përfshinë shtetasit Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla.

Ngjarja ka ndodhur brenda lokalit në pronësi të viktimës. Personat e përmendur sipas policisë shkuan te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi, i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë, dhe filluan një konflikt me sende të forta. Gjatë përleshjes, viktima R. I. mori një armë zjarri automatike dhe qëlloi në drejtim të personave të përfshirë. Më pas, dyshohet se shtetasi L. T. ka qëlluar me armë pistoletë në drejtim të R. I., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u plagos edhe K. V. në këmbë.

Pas ngjarjes, të gjithë personat e përfshirë larguan nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, vëllai i viktimës, H. I. (Hajredin Ismaili), 60 vjeç, dyshohet se ka marrë dhe fshehur armën automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë; këto u gjetën më pas dhe u sekuestruan si provë materiale. U sekuestruan gjithashtu një automjet tip “Audi Q8”, fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që shërbejnë për hetimet. Në fshatin Nivicë u gjet i braktisur një motomjet, i cili dyshohet se u përdor për largimin e të shpallurit në kërkim L. T., ndërsa në lagjen nr.1, Sarandë, u bllokua një automjet tip “Audi” që dyshohet se u përdor nga autorët.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim L. T., 37 vjeç, për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa I. C., 40 vjeç; E. M., 19 vjeç; K. V., 31 vjeç; M. A., 22 vjeç; dhe E. Sh., 21 vjeç, janë proceduar për “kanosja” dhe “shkatërrimi i pronës”. H. I. është proceduar penalisht. Hetimet dhe kërkimet për kapjen e të shpallurve në kërkim vazhdojnë, ndërsa Policia e Qarkut Vlorë fton qytetarët të bashkëpunojnë duke dhënë informacion të vlefshëm. Policia konfirmoi angazhimin maksimal në vijimin e hetimeve dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.

Previous Post

Dëshmia e të mbijetuarit pas goditjes: Marinarët, viktimat e pafajshme të Hormuzit; thuajse humba ndjenjat

Next Post

Në Madrid mbizotëron kaosi; Manchester City nis lëvizjet për Vinicius Jr, ka edhe vetëm një vit kontratë

Next Post
Në Madrid mbizotëron kaosi; Manchester City nis lëvizjet për Vinicius Jr, ka edhe vetëm një vit kontratë

Në Madrid mbizotëron kaosi; Manchester City nis lëvizjet për Vinicius Jr, ka edhe vetëm një vit kontratë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al