Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet të godiste anijen ruse; krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës

timoni.al by timoni.al
May 8, 2026
in KRYESORE
0
Eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet të godiste anijen ruse; krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria dhe opinioni grek po ndjekin me shqetësim ngjarjen njëditore në ishullin Lefkada në Detin Jon, ku në një shpellë të brigjeve u gjet një dron detar ukrainas. Sipas informacioneve të fundit të Top Channel, brenda mjetit lundrues u zbulua një sasi 30–60 kg dinamit TNT, i cili rezultonte i gatshëm për t’u shpërthyer, me dyshime se synonte një anije të flotës sekrete ruse që po lundronte në zonë dhe transportonte naftë drejt një porti italian. Ende nuk bëhet publike identiteti i anijes, por dyshimet janë se ajo kishte qenë në rajon një ditë më parë.

Ekspertët, me të cilët komunikoi Top Channel, deklaruan se droni kishte teknologji të inteligjencës artificiale. Pajisja u fsheh në shpellë pasi u pikas nga peshkatarë grekë, të cilët më pas e lidhën dhe e rimorkiuan drejt portit të Vasilikisë në Lefkadha. Ky veprim bëri që droni të mos shpërthente mbi objektivin e tij, por ngjarja ka shkaktuar tashmë një konflikt të rëndësishëm diplomatik mes Greqisë dhe Ukrainës: ambasadorit ukrainas i është kërkuar me urgjencë të japë shpjegime lidhur me operacionin ushtarak të paautorizuar nga autoritetet greke.

Autoritetet helene po hetojnë për vendin e nisjes së dronit — nëse ai u lëshua nga një anije që kaloi në zonë ose nga toka, ndoshta nga bordi i një kamioni. Dyshimet mbinë se droni mund të jetë nisur nga bordi i një anijeje që u largua disa ditë më parë nga Shqipëria dhe më pas u mbyt në mënyrë misterioze pranë ishullit të Andros në Greqi. Top Channel mëson se gjatë dy ditëve të fundit në anijen e mbytur janë dërguar zhytës të shërbimeve sekrete dhe të ushtrisë greke, nën dyshimin se ajo transportonte armë me destinacion Ukrainën; gjetja e dronit në zonën ku anija kishte kaluar plotëson një pjesë të hetimeve të shërbimeve sekrete greke.

Mediat vënë në dukje se, nëse droni do të kishte shpërthyer, do të kishte shkaktuar dëme të mëdha ekologjike në një prej zonave më turistike të Mesdheut dhe do të kishte cenuar rëndë sigurinë kombëtare të Greqisë, vend kyç në armatosjen dhe furnizimin me gaz dhe karburante për Ukrainën. Top Channel

Previous Post

Zgjedhjet lokale në Britani: Laburistët pësojnë goditje të fortë, rritet mbështetja për Reform UK

Next Post

Zhegrova jashtë planeve të Juventusit, zbulohet çmimi që bardhezinjtë kërkojnë për yllin e Kosovës

Next Post
Zhegrova jashtë planeve të Juventusit, zbulohet çmimi që bardhezinjtë kërkojnë për yllin e Kosovës

Zhegrova jashtë planeve të Juventusit, zbulohet çmimi që bardhezinjtë kërkojnë për yllin e Kosovës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al