Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Eksluzive: Angli, arrestohet Fania Beratit, ish ushtari i Talo Çelës që ishte lënë i lirë me kusht

timoni.al by timoni.al
May 8, 2026
in Lajmi Fundit
0
Eksluzive: Angli, arrestohet Fania Beratit, ish ushtari i Talo Çelës që ishte lënë i lirë me kusht
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Irfan Azizi, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për ekstradim, është arrestuar në Angli pasi, sipas dokumentit të gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrate Court parë nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, më 26 prill 2026 në zonën e Somerset u konstatua se kishte thyer lirinë me kusht. Ai u arrestua nga një oficer policie pasi nuk ishte paraqitur për të firmosur në stacionin e policisë Taunton çdo të Martë e të Enjte, siç kërkohej nga kushtet e lirimit me kusht.

Disa javë më parë, sipas raportimit të Daily Mail Online, Azizi—i njohur në botën e krimit në Berat si “Fania”—tentoi të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar para gjykatës se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse kthehet në Shqipëri për shkak të një atentati të dytë të mundshëm, të organizuar, sipas tij, nga Talo Çela. Azizi u paraqit në seancë dhe kundërshtoi ekstradimin, duke argumentuar se do të vritej nëse kthehej.

Në dëshminë e tij para gjykatës britanike, Azizi deklaroi se në vitin 2020 i shpëtoi për pak një atentati në të cilin, sipas tij, u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, tha ai. Ai pohoi se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje edhe për figura të larta, duke shtuar se nuk paralajmërojnë por veprojnë.

Autoritetet shqiptare e kërkojnë Azizin për të vuajtur një dënim prej një viti burg, dhe gjatë paraburgimit u zbulua se kishte përdorur një telefon celular. Gjatë seancës, ai pranoi se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri dhe këmbënguli në rrezikun për jetën e tij dhe të familjes si arsyen për të mos u rikthyer.

Prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve që Azizi ka qëndruar në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes.

Previous Post

Vendimet e Bordit të Transparencës: Bie sërish çmimi i naftës, sa do të shitet benzina

Next Post

Ekskluzive: Në Angli arrestohet Fania i Beratit, ish-ushtari i Talo Çelës i liruar me kusht

Next Post
Eksluzive: Angli, arrestohet Fania Beratit, ish ushtari i Talo Çelës që ishte lënë i lirë me kusht

Ekskluzive: Në Angli arrestohet Fania i Beratit, ish-ushtari i Talo Çelës i liruar me kusht

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al