Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Vendimet e Bordit të Transparencës: Bie sërish çmimi i naftës, sa do të shitet benzina

timoni.al by timoni.al
May 8, 2026
in Lajmi Fundit
0
BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza. Ka naftë edhe 6 javë
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e së premtes, Bordi i Transparencës ndryshoi përsëri çmimet e karburantit. Nga 196 lekë të mëparshme, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për nënproduktin gazoil u vendos të mos jetë më shumë se 193 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë për litër. Për benzinën, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të mos kalojë 179 lekë për litër, dhe ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë për litër.

Bordi, në mbledhjen e datës 8 maj 2026, sqaroi se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është jo më shumë se 193 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Për benzinën u përcaktua çmimi i shitjes me pakicë jo më shumë se 179 lekë/litër dhe ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Vendimet e Bordit hyjnë në fuqi sot, data 8, ora 13:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të pasqyrohen ndryshimet e reja të çmimeve të shitjes.

Bordi tërhoqi vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara, parashikohet vendosja e pezullimit të aktivitetit për operatorët përkatës. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, u angazhuan për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe për ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim: Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, parashikohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litër ose për benzinën më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së çmimeve tavan, çmimet e vendosura nga Bordi janë nën këto kufij, prandaj niveli i akcizës do të zbatohet në masën 100%.

Previous Post

Nuk kishte asnjë armëpushim simbolik — Zelensky akuzon Rusinë për sulme gjatë natës: Do përgjigjemi me të njëjtën monedhë

Next Post

Eksluzive: Angli, arrestohet Fania Beratit, ish ushtari i Talo Çelës që ishte lënë i lirë me kusht

Next Post
Eksluzive: Angli, arrestohet Fania Beratit, ish ushtari i Talo Çelës që ishte lënë i lirë me kusht

Eksluzive: Angli, arrestohet Fania Beratit, ish ushtari i Talo Çelës që ishte lënë i lirë me kusht

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al