Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet lokale në Angli: Miliona britanikë u drejtuan kutive të votimit, parashikohet humbje e thellë për Starmer

timoni.al by timoni.al
May 7, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Zgjedhjet lokale në Angli: Miliona britanikë u drejtuan kutive të votimit, parashikohet humbje e thellë për Starmer
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miliona britanik pritet të votojnë sot në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Angli, Uells dhe Skoci, të cilat priten të shndërrohen në një grusht shkatërrues për kryeministrin laburist Sir Keir Starmer dhe aftësinë e tij për të qeverisur vendin. Në lojë janë 5 mijë vende këshilltarësh dhe deputetësh në Angli dhe parlamentet e Skocisë dhe Uellsit, si pjesë përbërëse të Mbretërisë së Bashkuar. Votimi do të zgjasë deri në orën 22 me orën e Londrës.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se Partia populiste Reforma e Nigel Farage dhe te Gjelbrit e Polanskit pritet të shtrijnë kontrollin nëpër shumë këshilla në Angli dhe Uells, në kurriz të partive nacionaliste në Skoci dhe Uells. Laburistët pritet të humbin rreth 1,800 vende. Një rritje e mbështetjes për të Gjelbrit do të sfidojë shumë këshilla lokale në dëm të Laburistëve, veçanërisht në Londër dhe në qytete të tjera të mëdha ku laburistët kanë bastionet e tyre kryesore.

Pritshmëria për humbjen e pushtetit lokal në Angli, apo në parlamentin e Uellsit, dhe madje kalimin në vendin e tretë si parti në parlamentin skocez për Laburistët do të vendosë Starmer nën një trysni të jashtëzakonshme. Teksti përmend si mundësi dorëheqjen e tij, që ka gjasa të ndodhë, ose përcaktimin e një date për largimin nga posti i kryeministrit.

Gjasat janë që të premten në mëngjes të ketë konfirmim elektoral të fillimit të fundit të sistemit tradicional dypartiak në Britani, ku Laburistët dhe Konservatorët, partie më e vjetër politike në botë, mund të zëvendësohen nga parti populiste dhe nacionaliste si forcë dominuese në skenën politike britanike.

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit lokale, ka një shtim të prekshëm të kandidatëve me origjinë shqiptare për këshilltarë në bashkitë dhe njësitë vendore, sidomos në Londër, të pranishëm nëpër parti të ndryshme politike, por ende jo në poste të larta në këto njësi administrative.

Previous Post

Berisha: Në Shqipëri nuk do të ketë varfëri ekstreme, PD do t’i japë përparësi vendosjes së minimumit jetik

Next Post

Parada në Rusi pa tanke e raketa balistike; ekspert: Lufta me Ukrainën nuk shkon sipas planeve Kremlinit

Next Post
Parada në Rusi pa tanke e raketa balistike; ekspert: Lufta me Ukrainën nuk shkon sipas planeve Kremlinit

Parada në Rusi pa tanke e raketa balistike; ekspert: Lufta me Ukrainën nuk shkon sipas planeve Kremlinit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al