Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Frika për një pandemi të radhës, OBSH: Hantaviruset nuk ngjajnë me Covid dhe përhapen ndryshe

timoni.al by timoni.al
May 7, 2026
in KRYESORE
0
Frika për një pandemi të radhës, OBSH: Hantaviruset nuk ngjajnë me Covid dhe përhapen ndryshe
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kushtet kur kujtimet e Covid-19 janë ende të freskëta, përhapja e hantavirusit në javët e fundit ka shkaktuar panik në popull, ndërsa mungesa e informacionit ka shtuar shqetësimet. Frika e një pandemie të re, përveç luftës, është në ajër, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën thirrje që të mos ketë panik. Në një njoftim për mediat, i publikuar së fundmi, OBSH bën me dije se kjo nuk është një tjetër pandemi si e Covid-it.

OBSH-ja shpjegon se hantaviruset përhapen “shumë, shumë ndryshe” dhe zakonisht përmes kontaktit të zgjatur, çka i bën të ndryshme nga mënyra e përhapjes së Covid-19. Nga tetë rastet e dyshuara, pesë janë konfirmuar dhe të tetë personat ishin në bord të anijes. Duke pasur parasysh periudhën e inkubacionit, e cila mund të jetë deri në gjashtë javë, mund të shfaqen raste të tjera në ditët apo javët në vijim.

Sipas OBSH-së, rreziku për shëndetin publik vlerësohet i ulët. Po këtë vlerësim jep Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së edhe lidhur me situatën në Ishujt Kanarie, ku anija po lundron aktualisht. OBSH-ja nënvizon gjithashtu se çifti i parë i infektuar kishte vizituar vende “ku ishte e pranishme specia e miut që dihet se mbart virusin”, duke lidhur kështu zbulimet fillestare të hetimeve epidemiologjike me mundësinë e kontaktit me burimin e infeksionit.

Hetimet për shpërthimin janë “ende në vazhdim”, thekson OBSH-ja, dhe informacionet shtesë do të vijnë pas përfundimit të tyre. Njoftimi i organizatës synon të qetësojë publikun duke sqaruar dallimet në mënyrën e transmetimit të hantavirusit krahasuar me Covid-19 dhe duke dhënë vlerësimin aktual të rrezikut si të ulët. (Top Channel)

Previous Post

Në garë me veten, Berisha i kërkon Celibashit 100 dhoma fshehta votimi; rivalët përjashtuar akuzojnë për zgjedhje farsë

Next Post

Për vrasjen e mafiozit grek arrestohen 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Next Post
Për vrasjen e mafiozit grek arrestohen 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Për vrasjen e mafiozit grek arrestohen 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al