Thursday, May 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ SPAK gati prangat për dy ushtarët e Ballukut, Ergys Verdho dhe Gentin Gjyli drejt arrestimit!

Editor by Editor
May 6, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ekskluzive/ SPAK gati prangat për dy ushtarët e Ballukut, Ergys Verdho dhe Gentin Gjyli drejt arrestimit!
0
SHARES
61
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Belinda Ballukut pritet t’i arrestohen edhe dy “ushtarët” e saj. Burime nga SPAK bëjnë me dije për portalin Timoni.al se pritet që shumë shpejt të ketë zhvillime të rëndësishme në disa prej dosjeve të bujshme të tenderave publikë, ku përmenden emra të lidhur me Belinda Balluku.

Sipas këtyre burimeve, në fokus të hetimeve janë Ergys Verdho, ish-drejtor i ARRSH-së, dhe Gentian Gjyli, drejtori aktual i rrugëve. Të njëjtat burime pretendojnë se ndaj tyre janë mbledhur prova për shkelje dhe abuzime në procedurat e prokurimeve publike.

Në njërën anë, ish-drejtuesi i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, përmendet në disa procedura të debatueshme, ku spikat tenderi i vitit 2020 për mirëmbajtjen e akseve rrugore me fond limit 164.3 milionë lekë. Ky tender u fitua nga kompania “4A-M” me ofertë sa 97.95% e fondit limit – një nivel që ka ngritur dyshime serioze për mungesë gare dhe paracaktim të fituesit.

Pas kësaj kompanie është përmendur biznesmeni Ardit Metaliaj, ndërsa në sfond janë aluduar lidhje me Bashkim Ulaj. Vetëm në tetë vitet e fundit, kjo kompani raportohet të ketë përfituar rreth 57 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Një tjetër çështje e rëndë është ajo e paneleve diellore në Digën e Zadejës, me vlerë 8.13 milionë euro, për të cilën Gazment Bardhi ka depozituar kallëzim në SPAK. Në këtë rast përfshihen edhe Belinda Balluku dhe Ergys Verdho. Sipas të dhënave, një MWp është kontraktuar me 985 mijë euro, ndërkohë që në tregun privat i njëjti kapacitet realizohet për rreth 365 mijë euro, duke ngritur dyshime për një dëm prej miliona eurosh ndaj buxhetit të shtetit.

Kontrasti bëhet edhe më i fortë kur krahasohet me një tender të vetë SPAK, ku kostoja për instalim rezulton rreth 444 euro për kWp – më shumë se dyfish më e ulët.

Në krahun tjetër, zhvillime konkrete ka për kreun aktual të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Ai është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e tenderit të tunelit të Llogarasë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend. Për të njëjtën çështje është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Previous Post

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy të mitur në Durrës, u shkarkua drejtori i Policisë së Durrësit

Next Post

Debati për dialektin në Parlament: Gjuhëtarja thotë se duhet ruajtur gjuha standarde, përndryshe anarki

Next Post
Debati për dialektin në Parlament: Gjuhëtarja thotë se duhet ruajtur gjuha standarde, përndryshe anarki

Debati për dialektin në Parlament: Gjuhëtarja thotë se duhet ruajtur gjuha standarde, përndryshe anarki

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al