Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, njoftoi se propozimi i Shteteve të Bashkuara është ende në proces shqyrtimi nga autoritetet iraniane. Ai deklaroi se plani amerikan po analizohet dhe se, pasi të përfundojë ky proces, Irani do t’i komunikojë qëndrimet e tij përmes kanaleve diplomatike, përfshirë edhe palën pakistaneze. Baghaei theksoi se koncepti i negociatave kërkon përpjekje të sinqerta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe duhet të bazohet në “besim të mirë”, duke nënvizuar se negociatat nuk mund të zhvillohen në kushte presioni, imponimi, mashtrimi apo shantazhi. Ndërkaq, disa media iraniane kanë pretenduar se, pas asaj që ata e cilësojnë si dështim të “Projektit Liri” të presidentit amerikan, mediat në SHBA po përpiqen të devijojnë vëmendjen përmes publikimit të spekulimeve dhe lajmeve të rreme në favor të administratës amerikane dhe Donald Trump. Top Channel

