Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

LDK arrin marrëveshje me ish-presidenten, Abdixhiku: U dakordësuam për bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit

timoni.al by timoni.al
May 5, 2026
in Lajmi Fundit
0
LDK arrin marrëveshje me ish-presidenten, Abdixhiku: U dakordësuam për bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se është dakordësuar për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Deklarata u dha pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të degëve, ku u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

Abdixhiku tha se LDK-ja do ta thërrasë këtë të shtunë Këshillin e Përgjshëm të partisë, ku pritet të formalizohen vendimet lidhur me procesin zgjedhor dhe marrëveshjen për garim të përbashkët. Ai theksoi se u dakordësuan të thërrasin Këshillin e Përgjithshëm “për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore”.

Një prej temave kryesore të mbledhjes, sipas tij, ishte ajo që e quajti “bashkimi i madh”, për të cilin LDK-ja është angazhuar kohët e fundit. Abdixhiku deklaroi se pjesëmarrësit janë informuar për procesin e deritanishëm të diskutimeve dhe se ka patur dakordim për ta çuar përpara idenë e garimit të përbashkët me Osmanin. “Votuam dhe u dakordësuam që të formalizojmë tani e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se diskutimet me Osmanin ende duhet të finalizohen para se marrëveshja të marrë formën përfundimtare në organet e LDK-së. Abdixhiku kërkoi disa ditë për të përfunduar bisedimet me Osmani dhe për të arritur një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Previous Post

Partizani mendon për të rinjtë, 16-vjeçari firmos kontratën e parë si profesionist

Next Post

Para Bayern-PSG, Luis Enrique: Për ndeshje të tilla më vjen në mend një frazë e Rafa Nadal

Next Post
Para Bayern-PSG, Luis Enrique: Për ndeshje të tilla më vjen në mend një frazë e Rafa Nadal

Para Bayern-PSG, Luis Enrique: Për ndeshje të tilla më vjen në mend një frazë e Rafa Nadal

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al