Everton dhe Manchester City barazuan 3-3 në javën e 35 të Premier League në Hill Dickinson Stadium. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për City me një gol të Jeremy Doku, por përmasa e rezultatit nuk pasqyronte dominimin e Citizens. Pas pushimit Everton shtoi kërkesat dhe krijoi raste që u parandaluan nga Donnarumma. Në minutën e 68, një gafë e Marc Guehi shërbeu për Thierno Barry, i sapoaktivizuar, që shënoi golin e barazimit dhe ndezi tifozët e Everton. Më pas Everton kaloi në avantazh 2-1 pas një goditjeje këndi, gol që u prit me lehtësi edhe nga tifozët e Arsenalit. Manchester City duket i hutuar, ndërsa Everton vazhdoi presionin dhe në minutën e 82 Barry realizoi sërish për të kompletuar dygolëshin personal dhe për të çuar rezultatin në 3-1.
Manchester City reagoi shpejt: Erling Haaland shënoi për të sjellë ndeshjen në 3-2. Në minutat finale skuadrat patën momente frenetike dhe në sekondat e fundit Jeremy Doku realizoi për ta barazuar rezultatin 3-3, duke përfunduar gjithashtu me dygolësh personal. Pas këtij rezultati Manchester City ngjitet në 71 pikë, pesë më pak se Arsenal, dhe ka edhe ndeshjen me Crystal Palace për të zhvilluar. Everton shkon në 48 pikë, duke barazuar Chelsean.
Chelsea pësoi humbje në shtëpi ndaj Nottingham Forest me rezultatin 1-3. Mysafirët kaluan në epërsi me dy gola të Awonyi dhe një penallti të ekzekutuar nga Igor Jesus për t’u vendosur 3-0. Për Chelsea, goli i Joao Pedro në minutat e fundit shërbeu vetëm për statistikë. Pas kësaj humbjeje Chelsea qëndron në vendin e 9 me 48 pikë, ndërsa Nottingham Forest ngjitet në 42 pikë dhe zë vendin e 16.
Top Channel.

