Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se, duke nisur nga sot, forcat amerikane do të ndihmojnë në nxjerrjen e sigurt të anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit. Ai e përshkroi këtë si një masë “humanitare” dhe tha se Uashingtoni po zhvillon “bisedime pozitive” me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Në postimin e tij në Truth Social, Trump paralajmëroi se çdo përpjekje për të penguar këtë mision do të përballet me reagim ushtarak: “Nëse ky proces humanitar pengohet, do të duhet të trajtohet përmes forcës.”
Njoftimi vjen pas një takimi në Londër ku vendet anëtare të OKB-së “dënuan ashpër” ndërhyrjen e Iranit në transportin detar global. Gjatë këtij takimi u miratua një rezolutë e propozuar nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), e cila nënvizohet se Irani kishte “kërcënuar” mirëqenien e detarëve, përbënte një rrezik të madh për jetën dhe një kërcënim serioz për mjedisin detar. Pas votimit, kreu i IMO-së, Arsenio Dominguez, bëri thirrje që fokusi të mbetet tek ndihma praktike për detarët dhe shprehu zhgënjim për mënyrën se si trajtohen çështjet: “Dua të shpreh njëfarë zhgënjimi me mënyrën se si po i trajtojmë këto çështje.” Ai theksoi se “20.000 detarët që prej nëntë javësh janë të bllokuar, si dhe 2.000 anijet e bllokuara në ngushticë, nuk ndihmohen vetëm me rezoluta e votime.”
Iranit i është përgjigjur paralajmërime se çdo ndërhyrje amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se operacioni për shoqërimin e anijeve do të përfshijë anije luftarake, mbi 100 avionë dhe rreth 15.000 ushtarë, megjithëse detajet e përdorimit të tyre nuk janë bërë publike. Sipas raportimeve, anijet amerikane do të qëndrojnë në afërsi për të parandaluar sulmet, pa i shoqëruar drejtpërdrejt anijet tregtare.
Teksti është publikuar nga Top Channel.

